Në një video-podcast kancelari Olaf Scholz tha se rritja e çmimeve është mjaft shqetësuese. Ministrat, sindikatat, banka federale dhe akademikët mblidhen për të diskutuar për gjendjen.
Kancelari gjerman u kërkoi qytetarëve që t‘i përballojnë së bashku problemet ekonomike të vendit, sepse inflacioni në ekonominë vendore vazhdon të mbetet i lartë.
Scholz pranon se rritja e çmimeve po shqetëson shumë qytetarë në Gjermani dhe u bëri thirrje qytetarëve të përkrahin dhe mbështesin njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave të fundit çmimet në qershor u rritën me 7.6 për qind krahasuar me një vit më parë dhe Scholz tha se do të organizojë një takim ekspertësh për të trajtuar krizën e kostove të jetesës. Kancelari tha se për këtë takim ka ftuar sindikatat, punëdhënësit, përfaqësues të Bundesbankut dhe akademikë.
Fushata e quajtur “Veprim i Koncertuar” të kujton përpjekje të ngjashme të ish-kancelarëve të Gjermanisë Perëndimore në vitet 1960 dhe 1970.
Rritje e përhershme pagash apo një shtesë vjetore
Ekonomistë dhe politikanë kanë hedhur ditët e fundit disa ide për të lehtësuar barrën e kostove mbi qytetarët.
Ministri i Punës, Hubertus Heil hodhi idenë e pagimin të një shtese vjetore për beqarët që fitojnë më pak se 4,000 euro bruto në muaj dhe për të martuarit që fitojnë më pak se 8,000 euro së bashku.
Ekspertët e Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) thanë se pagimi i njëhershme i një shtese vjetore ofron vetëm lehtësim të përkohshëm.
“Vetëm paga më të larta dhe përfitime sociale mund të kompensojnë në mënyrë të qëndrueshme dëmin ndaj qytetarëve me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, tha presidenti i DIW-it, Marcel Fratzscher.
Politikania social-demokrate Saskia Esken kërkoi rritjen e ndihmave dhe mbështetjes sociale në përshtatje me rritjen e inflacionit.
Përveç kësaj ajo kërkoi edhe një ngritje të ndjeshme dhe të përhershme të pagave, veçanërisht të pagave të ulëta.
Ekspertja ekonomike e partisë CDU, Julia Klöckner, bëri thirrje për uljen e përhershme të taksave, ndër të tjera ato mbi energjinë.
Inflacioni i lartë në Gjermani u përkeqësua nga pushtimi rus i Ukrainës. Kryeekonomisti i DekaBank, Ulrich Kater tha se nuk mendon se çmimet do të ulen në një të ardhme të afërt.
Kater theksoi se “deri në fund të vitit duhet të llogarisim me një rritje inflacioni deri në rreth 7 për qind”. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të “Diaspora Economic Forum”

Bundesbank doli në minus vitin e kaluar – hera e parë që nga viti 1979

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të "Diaspora Economic Forum"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe