Sindikata e Bashkuar e Arsimit, shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate ka kërkuar që të mos harrohen punëtorët arsimor dhe kërkesat e tyre me rishikim të buxhetit, ndërsa kanë thënë se nëse nuk punohet për ripërgatitjen e Ligjit të Pagave, shtatori mund të fillojë me telashe dhe veprime sindikale.
Në komunikatën për medie, SBASHK-u ka thënë se veprimet sindikale do të ndërmerren ashtu siç kërkojnë anëtarësia e kësaj sindikata, duke filluar nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet.
“Kryetari i SBASHK-ut duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim i ka deklaruar kryeministrit Hoti se nëse kjo kërkesë nuk përfillet dhe nëse nuk punohet me përkushtim në ripërgatitjen e e Ligjit të pagave për të bërë sa më shpejt të implementueshëm atë, atëherë shtatori mund të fillojë me telashe dhe me veprime sindikale, të cilat do të ndodhin ashtu si vendosin organet përgjegjëse të SBASHK-ut e duke u bazuar në kërkesat e anëtarësisë që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Po ashtu, SBASHK-u njofton se ata bashkë me FSSHK-në, Sindikatën e Policisë, të Doganave , atë të Zjarrfikësve dhe atë të Shërbyesve civilë i kanë treguar krerëve të Qeverisë së vendimi i Kushtetueses ka krijuar një atmosferë të acaruar mes të punësuarve në këta sektorë të rëndësishëm dhe se duhet marrë veprime konkrete duke aprovuar shtesa në paga deri në momentin kur Ligji i pagave të rishikohet e të vihet në implementim.
“Me rishikimin e buxhetit mos të harrohen kërkesat e punëtorëve arsimor SBASHK-u duke përcjellë zërin e gjithë të punësuarve në arsimin e Kosovës kujton deputetët e Parlamentit të Kosovës që duke debatuar për rishikimin e buxhetit të Kosovës mos të harrojnë kërkesat e punëtorëve arsimor të cilat SBASHK vazhdimisht i ka bërë publike dhe i ka prezantuar edhe në takimin e 1 korrikut me Kryeministrin Hoti, takim në të cilin ishin edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj dhe kryetarët e pesë sindikatave që përfaqësojnë numrin më të madh të të punësuarve në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, SBASHK apelon të deputetët që krahas, kësaj, të angazhohen edhe për një mbështetje shumë të nevojshme të sistemit arsimor duke siguruar mjete pune për situatën e re të krijuar nga pandemia, ngase, nëse situata vazhdon të jetë e tillë dhe e rënduar, atëherë gjatë janë që viti shkollor të zhvillohet me mësimin nga larg dhe për këtë duhet mbështetje për punëtorët e arsimit, por edhe për një numër nxënësish e familjesh me qëllim që të gjithë të jenë pjesë e mësimit në distancë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë
Shoferi 20-vjeçar që aksidentoi për vdekje Frosinën në Shkup paraprakisht është kapur me drogë, avokatët apelojnë për risocializim
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?