LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!
Foto: Arkiv

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka shprehur shqetësim për numrin e vogël të mësimdhënësve të vaksinuar deri tani kundër coronavirusit, prandaj ka kërkuar nga ata të vaksinohen, “në të kundërtën do të ndjeheni [mësimdhënësit] fajtorë nëse përkeqësohet situata dhe dëmtohet rrjedha e mbarë e vitit shkollor”.

SBASHK-u, përmes një komunikate, i drejtohet gjithë anëtarësisë me apelin që ata të heqin dilemat e hezitimet eventuale dhe të vaksinohen, me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe të kontribuojnë në fillimin e mbarë të vitit shkollor në gjithë institucionet arsimore kudo në Kosovë.


“Kujtojmë anëtarësinë se kryetari dhe gjithë stafi qendror kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës dhe këtë e kanë bërë me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe kështu me sukses të vazhdojnë të përballen me sfidat dhe të jenë në krye të detyrës për realizimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në .

Më tej në kumtesë thuhet se, SBASHK-u kishte kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që punëtorët arsimor të jenë prioritet për vaksinim.

“Tani ju drejtohemi me apelin që të vaksinohen dhe kështu ta mbrojnë veten, familjen, kolegët, nxënësit dhe te kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor në institucione e jo të vijmë në pozitë që të kalohet në versione të tjera të mësimit, që nuk ka qenë dhe nuk është dëshirë e asnjërit nga ne”.

“Kolegë e kolege kudo jeni vaksinohuni se në të kundërtën do të ndjeheni fajtorë nëse përkeqësohet situata dhe dëmtohet rrjedha e mbarë e vitit shkollor”.

“Ne kemi dëgjuar vazhdimisht kërkesat tuaja legjitime dhe kemi bërë gjithë të mundurën që t’i realizojmë ato. Jemi të sigurt se edhe ju do ta dëgjoni apelin tonë dhe do të shkoni në qendrat e vaksinimit”, thuhet në komunikatë.

Nga mbi 23 mijë mësimdhënës që i ka vendi, deri tani rreth 8,500 janë vaksinuar kundër COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori