Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK) ka ngritur shqetësimin se rreth 600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë, në mënyrë që të largohen nga vendi, por nga Instituti EdGuard, thonë se ky pushim pa pagesë nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me emigrimin e mësimdhënësve.
Drejtori Rinor Qehaja ka thënë për Ekonomia Online se procesi mësimor nuk rrezikohet, madje aktualisht ka tepricë të mësimdhënësve.
Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, ka thënë se para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë kërkesë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë.
Sipas saj, këtë pushim shumica prej tyre e kanë marrë me qëllim që të largohen nga Kosova dhe të shkojnë ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës.
Sipas saj, ky numër është rritur pas liberalizimit të vizave. Në gjysmë-vjetorin e dytë të vitit shkollor 2023/24 afër 600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë.
“Po para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë dhe ata kryesisht kanë bërë këto kërkesa me qëllim që të largohen nga Kosova dhe ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës. Mirëpo me liberalizimin e vizave tani kur po fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2023/4 ky numër është rritur, që sipas informacioneve që i kemi nga mësimdhënësit është diku 500 apo 600 mësimdhënës për këtë vit”, ka thënë ajo.
Shala ka thënë se ka edhe mësimdhënës që fare pa bërë kërkesa në Drejtoritë Komunale po largohen nga vendi, për të cilën tha se ky është një alarm shumë shqetësues.
“Qoftë ata që kanë bërë kërkesë në drejtoritë komunale për pushim pa pagesë apo kemi tani edhe mësimdhënës që fare pa bërë kërkesa në Drejtoritë Komunale po largohen nga vendi ynë duke shkuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Ky është një alarm shumë shqetësues ngase në një të ardhme të afërt nëse vazhdon ky trend i ikjes së mësimdhënësve nga Kosova shkollat tona do mbesin pa mësimdhënës të gjuhë shqipe”, ka thënë ajo.
Ndërsa, drejtori i Institutit EdGruard, Rinor Qehaja, ka thënë se nuk beson që marrja e pushimit pa pagesë nga mësimdhënësve ka ndonjë relacion të drejtpërdrejt me emigrimin jashtë vendit.
Sipas tij, këto statistika mund të nxirren vetëm nga komunat dhe Ministria e Financave dhe atë pas përfundimit të pushimit pa pagesë.
“Nuk besoj që pushimi pa pagesë që po merren nga një numër i mësimdhënësve ka ndonjë relacion të drejtpërdrejtë me emigrimin jashtë vendit. Kjo është statistikë e cila mund të nxirret vetëm nga komunat dhe Ministria e Financave dhe atë pas përfundimit të pushimit pa pagesë. Në fund të ditës është kategori e pushimeve që i takon ligjërisht çdo mësimdhënësi dhe çdo nëpunës tjetër publik”, ka thënë ai.
Qehaja është shprehur se në vend janë mbi 2000 mësimdhënës që janë tepricë brenda sistemit arsimor, dhe se pa marrë parasysh situatave nuk ka ndonjë mundësi që të cenohet procesi mësimor.
“Profesioni i mësimdhënësit fatmirësisht ende vazhdon të jetë shumë atraktiv për punëmarrje.
Unë rikujtoj që kemi një numër jashtëzakonisht të madh të të diplomuarve që presin për rekrutim në mësimdhënie. Në të njëjtën kohë rikujtoj që kemi mbi 2000 mësimdhënës që janë tepricë brenda sistemit arsimor, kështu se në secilin rast nuk vlerësoj që ndonjë lëvizje eventuale në karrierë mes mësimdhënëse dhe ndryshim të vendeve të punës, mund të cenoj pastaj procesin mësimor”, është shprehur Qehaja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?