Sindikata e Arsimit të Kosovës (SBASHK) ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që mësimdhënësit të cilët kanë mbetur ende pa ngritje profesionale për të marrë titullin master, t’u jepet mundësia që përmes ndryshimeve në udhëzimin administrativ të fillojnë ligjëratat në Fakultetin e Edukimit pa shkëputje nga puna.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se është paraparë që të shtyhet afati për përfshirjen e mësimdhënësve në ngritjen profesionale deri në vitin 2021.
Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve të shkollave të mesme kanë mbetur ende pa u përfshirë në ngritjen profesionale për të marrë titullin master në Fakultetin e Edukimit. Me udhëzimin administrativ të vitit 2015, që ka të bëjë me Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, thuhet se “pas përfundimit të vitit shkollor 2017-2018, shpallet konkursi për vende të lira pune për të gjithë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit si më lart”, që nënkupton se deri në këtë kohë të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm duhet të kenë titullin master.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të nxirret një udhëzim për zgjatjen e afatit, për t’ju krijuar mundësi të ngritjes profesionale të gjithë mësimdhënësve, pasi u rrezikohet vendi i punës.
“Këtyre njerëzve nuk u është dhënë mundësia që në mënyrë të organizuar të shkojnë në ligjërata pa shkëputje nga puna dhe të arrijnë titullin master. Ne kemi alarmuar dhe u kemi bërë më dije se Ministria e Arsimit duhet të sjellë një udhëzim të ri administrativ apo të shfuqizojë pjesën nga udhëzimi ekzistues, në mënyrë që të mos krijohen telashe. Ata janë me vite e dekada duke punuar në arsim dhe nuk është e drejtë që t’u shpallën vendet e lira të punës”, tha Jasharaj.
Ministria e Arsimit ka rishikuar udhëzimin administrativ dhe ka bërë disa ndryshime. Këshilltari në këtë ministri, Valmir Gashi, tha se është paraparë që të shtyhet afati për përfshirjen e mësimdhënësve në ngritjen profesionale deri në vitin 2021.
“Janë bërë ndryshime kryesisht te pjesa e cila në këtë periudhë aktuale ka filluar të nxisë reagime se do të ketë shpallje të vendeve të punës për ata që nuk kanë arritur të përfundojnë masterin deri në periudhën 2017/2018, siç ishte paraparë. Kjo nuk është bërë për fajin e kandidatëve, por për arsye të vonesave të reformës në proces. Nga takimet e grupit punues që ka bërë rishikimin e Udhëzimit, është paraparë që të zgjatet deri në vitin 2020/2021″, tha Gashi.
Pas përgatitjeve të duhura në Fakultetin e Edukimit ishin dërguar për ngritje profesionale të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm të ulët, që nuk kishin kaluar moshën 50 vjeç, e që ishin me Shkollën e Lartë Pedagogjike.
Ndryshimet në Udhëzimin Administrativ për zgjatjen e afatit, në mënyrë që të përfshihen të gjithë mësimdhënësit në ngritjen profesionale, i janë dorëzuar ministrit Shyqiri Bytyqi, dhe pritet që së shpejti t’i nënshkruajë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt i quan shpifje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama