Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar se së shpejti do të vendosin për grevë, pasi Qeveria nuk është e interesuar për ta zgjidhur çështjen punëtorëve të arsimit shqip të për vitet shkollore 1989/99.
SBASHK-u,nëpërmjet një komunikate ka kërkuar të gjithë nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim.
Komunikata e plotë e SBASHK-ut:
Këshilli Drejtues ka kohë që ka alarmuar se nëse nuk ka gatishmëri të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa për dialog e zgjidhje të merituar lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99, atëherë SBASHK-u do të nis me veprime sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në të 1357 institucionet arsimore të Kosovës.
Në përpjekje që çështja të zgjidhet me dialog kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri nuk kanë lënë derë pa hapur duke u takuar me kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës dhe me Ministrat Bajrami, Shala e Abrashi me kërkesën që Kryeministri Mustafa dhe anëtarë të Kabinetit të tij Qeveritar të dialogojnë me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për Ligjin që rregullon statutin e njerëzve që me pendë e sakrifica mbrojtën arsimin e kulturën tonë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit.
Mirëpo, edhe për kundër angazhimit të Ministrave Shala, Abrashi e Bajrami për të ndodhur takimi i nivelit të lartë qeveritar me SBASHK-un e për t’u gjetur zgjidhja, takimi deri sot nuk ndodhi dhe gjasat për grevë janë shtuar shumë dhe kjo do të plotësojë dëshirën e Qeverisë Mustafa, e cila duke i ikur dialogut me SBASHK-un del se e do grevën në arsim dhe kjo dëshirë do t’i plotësohet, sipas të gjitha gjasave, kur më 9 nëntor do të takohet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për ta vlerësuar situatën dhe për të marrë hapa konkret.
Udhëheqës të SBASHK-ut edhe gjatë këtij vikendi janë në pritje të ftesës për dialog, ftesë e cila nga Qeveria po mungon dhe prandaj në këtë situatë veprimet sindikale do të jenë realitet në arsimin tonë.
Greva nuk është dëshirë e SBASHK-ut dhe për këtë flasin përpjekjet dhe dhjetëra takime me përfaqësues institucionesh për të gjetur zgjidhje me dialog. Kështu si është gjendja greva do të nis dhe SBASHK-u fton nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim. Fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndikim te institucionet që të angazhohemi bashkë në këto pak ditë që kanë mbetur deri te takimi i Këshillit Drejtues dhe vendimi për grevë. SBASHK-u u mundua me tërë forcën për zgjidhje me dialog, por Qeveria Mustafa nuk e bëri as më të voglin gjest a reflektim pozitiv. Për grevën fajtore e vetme është Qeveria Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit