LAJMI I FUNDIT:

Sassoli viziton Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: Vazhdoni rrugën evropiane

Sassoli viziton Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: Vazhdoni rrugën evropiane

Kryetari i sapo zgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sassoli të hënën dhe të martën do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ndërsa vizita në Shkup do të jetë vizita e parë e tij zyrtare.

Sassoli vjen me mesazh të qartë për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë, se dy vendet duhet të mbeten në rrugën evropiane edhe pas bllokimeve që u shfaqën në Samitin e fundit të liderëve të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vizita në Maqedoni të Veriut, dhe menjëherë në Shqipëri është tepër e rëndësishme për mua në këtë moment. E dimë se popujt në dy vendet janë të dëshpëruar nga paaftësia e Këshillit të BE-së që të arrihet pajtueshmëri për nisje të bisedimeve për shkak të vetos të disa vendeve. Ne e kuptojmë dëshpërimin e tyre”, thotë Sassoli.


Parlamenti Evropian pas Samitit të BE-së, ku buk u morr vendimi për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, miratoi rezolutë të re ku “dënohet paaftësia e Këshillit Evropian të respektojë atë që ka premtuar”.

Sassoli rikujton se kjo rezolutë u votua me shumicë të madhe duke thënë se Parlamenti Evropian nuk do të hesht dhe do të kërkojë vendim pozitiv për dy vendet në mbledhjen e ardhshme.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i përmbushën reformat që i kërkuam nga to dhe tani meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre. Dua t’ju bëj thirrje qytetarëve, posaçërisht gjeneratave të reja: mos humbni shpresë, ju lutem mbeteni në rrugën evropiane. Parlamenti Evropian është me ju”, tha Sassoli në kumtesë ku njoftohet vizita e tij në rajon.

Kreu i PE-së dëshiron të inkurajojë dy vendet të vazhdojnë me reformat dhe beson se edhe krahas anulimit koha nuk do të humbet.

Sipas njoftimeve, Sassoli në Shkup do të takohet me kryetarin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zaev si dhe me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me liderët e partive politike në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori