LAJMI I FUNDIT:

Sasho Tasevski do të emërohet drejtor i ri në BSP

Sasho Tasevski do të emërohet drejtor i ri në BSP

Sasho Tasevski është emëruar drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike, njofton Press24. Ky medium ju referohet burimeve të njohura në MPB, ndërsa vendimi nga qeveria pritet të merret nesër në seancë.

Tasevski i cili në opinion është bërë i njohur si zyrtar policor nga sigurimi i kryeministrit Zoran Zaev, gjatë ngjarjeve të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qeveria zyrtarizon Sasho Tasevskin në postin e drejtorit të BSP-së
Lexo po ashtu Qeveria zyrtarizon Sasho Tasevskin në postin e drejtorit të BSP-së

Ai ishte i pari nga sigurimi i kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që u përball me turmën e protestuesve, ndërsa në dorë ka pasur edhe armë zjarri.

Tasevski pritet të vijë në vend të Llaze Vellkovskit, i cili u shkarkua nga posti i drejtorit të BSP-së për shkak të aferës me makinën zyrtare të MPB-së.

Tasevski është magjistër në siguri dhe doktor në Fakultetin për Siguri në Idrizovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori