LAJMI I FUNDIT:

SASHK e ndërpreu grevën, nxënësit nga nesër në shkolla

SASHK e ndërpreu grevën, nxënësit nga nesër në shkolla

SASHK-u sot ka marrë vendim që ta ndërpresë grevën, tha kryetari i sindikatës, Jakim Nedellkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi legalistë dhe respektojmë ligjet. Për këtë, gjatë periudhës së pajtimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes dy kampeve, greva do të ndërpritet. Kemi bërë një konsultim të detajuar me disa avokatë, gjyqtarë dhe do të duhet të veprojmë në përputhje me ligjin. Nga sot deri sa nuk zgjidhen mosmarrëveshjet.

Jemi të bindur se në periudhën në vijim do të gjejmë zgjidhje të përshtatshme të përbashkëta dhe se nuk do të ketë nevojë për aktivizim të grevës. Nëse nuk jemi dakord me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, më besoni dhe dua t’ju siguroj se greva do të riaktivizohet. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë dhe se do të gjejmë zgjidhje me institucionet qeveritare”, tha Nedellkov para gazetarëve.


Ai shprehet i bindur se pagat do të rriten sa të duan dhe se mëditjet nuk do të ulen për sa kohë do të zgjasë greva.

“Dua ta siguroj anëtarësinë se ky është vetëm respektim i ligjit dhe nëse nuk biem dakord për afatin ligjor, greva do të riaktivizohet. Do të ishte mirë që të mos kishte protestë për të mos ushtruar presion mbi negociatorët. Ka disa opsione, maksimumi është 20 ditë, fillimisht 10 ditë”, njoftoi Nedellkov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori