LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Kjo është situata me Ronaldon dhe Dybalan, Higuain është lojtari i Juventusit

Sarri: Kjo është situata me Ronaldon dhe Dybalan, Higuain është lojtari i Juventusit

Maurizio Sarri është emëruar trajner i Juventusit, ku sot në konferencë për shtyp ka folur për shumë gjëra.

Ai e ka pranuar që dëshiron të flas me Cristiano Ronaldon dhe Paolo Dybalan, ndërsa ka folur edhe për situatën e Gonzalo Higuain.

“Do ta bisedojmë me Fabion (Paraticin) këtë pasdite. Kam kërkuar që të takoj 2-3 futbollistë të skuadrës, për të ndarë me ta mendimet mbi situatën, pasi është mënyra më e mirë për të përgatitur një ide të qartë pune”.


“Dua të kuptoj se çfarë mendojnë për veten e tyre futbollistët, duke filluar nga ata që mund të vendosin një ndeshje”.

“Cilët janë futbollistët që do të takoni? Mendoj se janë ata që vendosin fatin e ndeshjeve dhe zakonisht janë sulmuesit, që bëjnë historinë. Në 30 metrat e fundit ka futbollistë që bëjnë diferencën dhe të tjerë që nuk janë edhe aq të zotë”, ka thënë Sarri.

Sarri tegoi se a bën pjesë Higuain në planet te tij dhe se si do t’i qaset argjentinasit.

“Higuainit i dua të mirën dhe mendoj se gjithçka varet nga ai. Momentalisht nuk kam folur, që pas festës në Baku, por ai është pjesë e Juves dhe natyrisht që do të bisedojmë”.

“Për cilësitë teknike që disponon, mund të luajë në krah të kujtdo, por kur thashë që varet nga vetë Higuain, nënkuptova faktin që atij i ka rënduar shumë largimi nga Juventusi”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori