Për dy ditë rresht rreth njëzet drejtues të bizneseve dhe sipërmarrës të sferave të ndryshme të Bashkisë së Sarandës nga Shqipëria, promovuan turizmin dhe disa produkte bio-natyrale në Prishtinë.
Në këtë aktivitet të veçantë, organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës, u promovua midhja e Liqenit të Butrintit, prodhimet e bulmetit, verës dhe rakisë, bimë mjekuese, vaji i ullirit dhe ulliri. Edhe agrumet nuk munguan në këto panaire që u mbajtën në pesë markete të mëdha në kryeqendrën e Kosovës.
Për rëndësinë dhe vlerën e produkteve nga Saranda foli ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i cili tha se ky promovim do të jetë një shtytës i zhvillimit të dy ekonomive shqiptare, ngase sipas tij, prodhuesit me këmbimin e kontakteve me biznesmenë të shumtë do të shtojnë cilësinë e prodhimeve dhe veprimtarinë e sipërmarrjes.
“Është tepër e rëndësishme që prodhuesit të takohen me shitësit për ta parë mundësinë e shkëmbimit të produkteve si ato që vijnë nga Saranda dhe nga këtu që mund të dërgohen në Sarandë. Është tepër e rëndësishme, sepse këtu edhe konsumatori jep mendimin e vet. Siç po shikoni janë shumë qytetarë të thjesht që po i shikojnë këto produkte. Kjo ka një vlerë të dy anshme, ka një shkëmbim të informacioneve të dy anshëm dhe pse jo të mos vazhdoi pastaj në ditët në vijim edhe me nënshkrime kontratash që do të jenë me shumë interes”, tha Minxhozi.
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, e cila i priu delegacionit të bizneseve tha se duke parë me sytë nga e nesërmja e afërt dhe praktika, për të shtuar bashkëpunimet dhe këmbimet ekonomike, kanë ardhur në Prishtinë për të bërë një prezantim të asaj se çfarë mund të bëhet për të gjetur rrugët e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Koka shpreson se panairi do të jetë një lidhje e rëndësishme për zhvillime të mëtejmë mes dy vendeve.
“Ne menduam se erdhëm të mbushur, por do të ikim prej këtu më të mbushur. Do të ikim me çështje konkrete që duam t’i shtyjmë për të pasur rezultate falë njerëzve të rëndësishëm që takuam…po kaq njerëz të rëndësishme në këtë zinxhirë edhe të super marketeve ku ne ishim prezent sot, e ku takuam njerëz ku bizneset patën mundësi të shkëmbejnë eksperienca e tyre të marrin kontaktet e drejtpërdrejtë në mënyrë që ky kontakt i yni të jetë i vazhdueshëm”, tha kryetarja Koka.
Ambasadori Minxhozi, i cili ishte ideatori i këtij organizimi, tregon se ishte i domosdoshëm promovimi i produkteve të turizmit, sepse numri i pushuesve nga Kosova në bregdetin e Sarandës po rritet nga viti në vit.
“Numri në vit i vizitorëve në përqindje të rritur në krahasim me vitin e kaluar kanë qenë qytetarët nga Kosova. 35 mijë qytetarë nga Kosova kanë vizituar Sarandën me një mesatare ditësh prej tri netësh. Kjo një shifër rekord, një dashuri e madhe që nuk buron vetëm nga deti dhe dielli por nga njerëzit shumë bujar shumë mikpritës të Sarandës”, theksoi ambasadori Minxhozi.
Në vazhdën e aktiviteteve gjatë këtyre dy ditëve, delegacioni nga Saranda, i kryesuar nga kryetarja e Bashkisë, ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendës kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Gjatë përfundimit të agjendës së aktiviteteve promovuese të produkteve dhe turizmit, u prezantua edhe dokumentari i bashkisë së Sarandës, që tregon për pasuritë dhe mrekullitë që ka ky vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Zeqirija Ibrahimi: Është në dobi të demokracisë që në BDI të ndodh reformimi

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës