LAJMI I FUNDIT:

“Sapo kemi filluar”: Studentët e pakënaqur me pushtetin, me mesazh pas protestës masive në Beograd të Serbisë

“Sapo kemi filluar”: Studentët e pakënaqur me pushtetin, me mesazh pas protestës masive në Beograd të Serbisë

Pasi u mbajt në Beograd një tjetër protestë e madhe, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, u shpreh edhe një organizatë e studentëve, një grup jopartiak që mbledh të gjithë studentët e pakënaqur me pushtetin aktual dhe situatën në Serbi.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, studentët kanë falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestat në qendër të kryeqytetit serb, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithë ju që erdhët dhe na mbështetët nga zemra. Ju faleminderit për përpjekjet tuaja në përcjelljen e informacioneve të rëndësishme dhe për shmangien e konflikteve… Së bashku ne ‘treguam se sa të guximshëm, dinjitoz dhe solidarë jemi. Qëndroni me ne – sapo kemi filluar’”, citohet të ketë thënë organizata.


Sipas mediave, tubimi i qytetarëve filloi në 16:00 në sheshin Slavija dhe përfundoi në orën 19:30 para Kuvendit të Serbisë.

Gjithashtu, sipas raportimeve, në protesta mund të shiheshin edhe pankarta të shumta, ndër të cilat ato me mbishkrimet “Duart e tua të përgjakura”, si dhe “Beogradi është përsëri bota”.

Siç dihet, kërkesat e studentëve ishin hapja e dokumente sekrete për ngjarjen tragjike në stacionin e trenit në Novi Sad, heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ngritja e kallëzimit penal ndaj sulmuesve të studentëve dhe profesorëve.

Protestat u mbështetën edhe nga shumë personalitete të famshëm, përfshirë aktorë dhe sportistë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori