Santon: Kam dhënë gjithçka në fushë, ky është Interi i vërtetë

Mbrojtësi i Interi, Davide Santon, ka folur pas fitores së Interit ndaj Juventusit.
Italiani ka thënë se ai japi maksimumin ndaj Zonjës së Vjetër dhe ka falënderuar tifozët për përkrahjen.
"Kam dhëne gjithçka në fushë, deri kur nuk munda më dot dhe kërkova zëvendësimin, e gjitha kjo për të mos e lënë ekipin keq”.

“Kemi parë Interin e vërtetë. Unë kam kaluar një verë të vështire, por nuk jam dorëzuar asnjëherë, do të jap gjithmonë më të mirën për Interin. Një falënderim të madh edhe për tifozët", ka thënë Santon.
Vlen të theksohet se Interi e filloi ndeshjen me katër lojtarë italianë nga minuta e parë, ndërsa Juve me tre. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































