LAJMI I FUNDIT:

Sandviç me Brotchen: Përgatitet për 10 minuta dhe ka super shije!

Sandviç me Brotchen: Përgatitet për 10 minuta dhe ka super shije!

Blogerja e njohur e Instagram-it, MeJehonën, ka shpërndarë me ndjekësit e saj një recetë shumë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatis secili person.

Bëhet fjalë për sandviçin me Brotchen, pesto dhe rukola.


Siç tregon blogerja, e cila njihet për aftësitë e saja të kuzhinës, buka Brotchen ka kore fantastike, tul të butë dhe aromë tërheqëse.

Përbërësit:

– Brotchen (i gjeni në INTEREX në dy versione – të bardha dhe integrale)
– Gjalpë, në temperaturë dhome
– Djathë
– Kaçkavall
– Proshutë
– Kërpudha të prera në feta
– Kripë, piper të zi dhe vaj ulliri
– Sallatë rukola
– Salcë pesto gjenoveze të gatshme
– Ullinj (sipas dëshirës)

View this post on Instagram

Sanduiçi që përgaditet n’shpi të shijon më shumë 💛Brotchet janë gjysëm të gatshme e duhet të piqen për 10-12 minuta.Kanë një kore fantastike, tul të butë e të mjaftueshëm dhe aromë shumë tërheqëse🙈😍😍 Po i përgaditet k’shtu sanduiçët më dërgoni foto🤗 #ad #sponsored #interexks Sanduiç me brotçe&pesto e rukola Përbërësit: Brotche,i gjeni në Interex të bardha dhe integrale Gjalpë, temperaturë dhome Djath kaqkavall Proshutë Kërpurdha,të prera në feta kripë, piper të zi, vaj ulliri Sallatë rukola Salcë pesto gjenoveze, e gatshme Ullinj, sipas dëshirës Përgaditja: Brotçet i lyeni me pak ujë dhe piqini në furrë pë 10-12 minuta në temperaturë 220 C. Brotçet e pjekura i ndani në mes për së gjati, i lyeni me gjalpë dhe sipër vendosni kaqkavall, proshutë dhe kërpurdha të fërguara me pak vaj, kripë dhe piper të zi. Sipër vendosni sallatën rukola dhe peston. Sherbejini me ullinj sipas dëshirës. . . . #buka #premiumbakery #pjekurina #sandwich #brotchen #breakfast #food #prishtinafood #prishtina #kosova #blogger #reçeta #gatuaj #vikendi

A post shared by Cooking & Pilates (@me_jehonen) on Jan 26, 2020 at 2:09am PST

Përgatitja:

Fillimisht brotçet i lyeni me pak ujë dhe i piqni në furrë për 10-12 minuta në temperaturë 220 gradë Celsius.

Brotçet e pjekura i ndani në mes për së gjati, i lyeni me gjalpë dhe sipër vendosni kaçkavall, proshutë dhe kërpudha të fërguara me pak vaj, kripë dhe piper të zi.

Sipër e vendosni sallatën rukola dhe peston, ndërkaq e shërbeni me ullinj sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Ku gjendet dhe cilat janë karakteristikat e bukës Brotchen?

Bukën Brotchen mund ta gjeni ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve INTEREX dhe është në kuadër të brendit francez Bonjour, e cila ka një çmim ekskluziv prej 69 cent.

Përveç bukës së bardhë, ju në INTEREX mund ta gjeni edhe Integral Brotchen, e cila piqet brenda 10 minutave dhe është shumë e shëndetshme.

Artikull i sponzorizuar