LAJMI I FUNDIT:

Sanchez tronditet kur i tregojnë se Astori ka vdekur, ish-mesfushorin e Fiorentinas nuk e mbajtën këmbët

Sanchez tronditet kur i tregojnë se Astori ka vdekur, ish-mesfushorin e Fiorentinas nuk e mbajtën këmbët

Dita e diel filloi me lajmin e vdekjes së Davide Astorit, kapiteni i Fiorentinas u gjet i vdekur në dhomën e hotelit para ndeshjes ndaj Udineses.

Me t’u bërë lajmi publik, e gjithë bota e futbollit u ngrit në këmbë për ta ngushëlluar familjen e lojtarit, bashkëlojtarët dhe klubin italian.

Sanchez dhe Astori në tentim për të shënuar në portën e Chievos në takimin e 28 gushtit të 2016 (Foto: Getty Images)

Një nga ata që u prek më së shumti ishte ish-mesfushori i Fiorentinas, Carlos Sanchez, i cili është i huazuar te Espanyoli që nga janari i vitit 2018.


Kolumbianit iu kumtua lajmi pas ndeshjes kundër Levantes (1-1) dhe nga trishtimi i madh atë nuk e mbajtën këmbët.

Momenti kur Sanchez u rrëzua në tokë pasi mori lajmin për vdekjen e Astorit (Foto: Radioestadio)‏

Menjëherë rreth Sanchezit u mblodhën mjekët e skuadrës dhe bashkëlojtarët, por ai nuk e kaloi gjithë këtë lehtë, teksa është kur është larguar nga stadiumi, lojtari është parë duke qarë.

https://www.youtube.com/watch?v=Za20u_xLxMo

Është raportuar se Carlos ka marrë lejen e klubit spanjoll të udhëtojë për në Firence që të jetë afër ish-bashkëlojtarëve.

Vlen të theksohet se tashmë kanë filluar homazhet nga tifozët në portat e stadiumit ‘Artemio Francchi’. /Telegrafi/

Do na mungosh kampion, ishe një kapiten shembull (Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori