LAJMI I FUNDIT:

Samsung për tre muaj fiton 8.3 miliardë dollarë

Samsung për tre muaj fiton 8.3 miliardë dollarë

Samsung ka pasur një vit të shkëlqyer gjatë tërë vitit 2012, ndërsa tabletët dhe telefonat e saj të mençur të linjës Galaxy janë kontribuesit kryesor të suksesit.

Me rritjen e popullaritetit të këtyre pajisjeve por edhe shifrat e mahnitshme të shitjeve, Samsung ka thënë se për tremujorin e fundit të vitit 2012, kompania pret fitime rekorde.

Prodhuesi më i famshëm jug-korean ka parashikuar fitimet e saj për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe sipas pritjeve të tyre thuhet se kompania do të mbyll vitin e kaluar me 8.3 miliardë dollarë në profit.


Rezultatet e saj financiare, Samsung do t’i bëjë publike më 25 janar 2013, dhe përveç fitime dhe qarkullimit për tre muajt e fundit të vitit, kompania me siguri se do të publikojë edhe shifrat e shitjeve për secilën pajisje që ajo sot ofron në treg, çoftë tablet, fablet apo telefon të mençur mobil.

Me prezantimin e Samsung Galaxy 4, i cili pritet të ndodhë gjatë muajit maj, pritet që fitimet e Samsung të jenë edhe më të mëdha sesa ato të vitit paraprak. / Telegrafi /