LAJMI I FUNDIT:

Samsung patenton telefonin plotësisht pa korniza

Samsung patenton telefonin plotësisht pa korniza

Ndërkohë që shumë krijues të telefonave po i promovojnë telefonat e ri si pajisje që kanë ekran të plotë ose pa korniza, faktikisht këto pajisje kanë ende korniza, vetëm se ato tani janë shumë më pak të dukshme.

Megjithatë, sipas një patente të zbuluar nga LetsGoDigital, duket se Samsung ka patentuar një ide për një dizajn me të vërtetë të pa korniza të ekranit.

Në paraqitjen e mësipërme, duket se Samsung ka parashikuar një telefon ku ekrani lakohet rreth anëve të telefonit, i cili teknikisht largon kornizat anësore në proces.


Pjesa e sipërme dhe e poshtme e telefonit janë gjithashtu tërësisht pa korniza, duke dhënë iluzionin se telefoni në fjalë është i gjithi ekran dhe asgjë tjetër.

Ajo që është interesante për këtë patentë është se në njëfarë mënyre është si një kulminim i punës që Samsung ka bërë në të kaluarën. Seritë Galaxy S dhe Note në vitet e fundit kanë filluar të miratojnë një dizajn që përmban ekrane të lakuara në të dyja anët e telefonit. /Telegrafi/
Burimi: LetsGoDigital