LAJMI I FUNDIT:

Samsung me produkte të reja kundër Apple

Samsung me produkte të reja kundër Apple

Siç duket, gjiganti jug-korean Samsung, nuk ka të ndalur kohën e fundit. Risitë nga kompania vijnë çdo ditë.

Kompania po zgjeron tregun e saj me përpjekje të barazohet kundër dominimit të Apple në tregun e telefonave. Samsung ka futur në treg tashmë tablet, telefona të mençur dhe produkte të ndryshme që konkurrojnë me produktet e Apple si iPhone, iPad dhe iPod.

Në shfaqjen teknologjike IFA në Berlin, Samsung ka prezentuar dje Galaxy Note II.

Me ekran 5.5 inq, Galaxy Note II është më i ngushtë se parardhësi i tij, ka procesor më të shpejtë dhe softueri është adaptuar më mirë për cilësitë e pajisjes. Samsung Electronics Co. ka thënë se ka shitur 10 milion pajisje nga gjenerata e parë e Galaxy Note, të gjitha për një vjet.


Produkti tjetër i fundit nga kompania është Samsung Galaxy Player 5.8, me një ekran 5.8 inq të madh. Galaxy Player i ngjanë shumë telefonit Galaxy S3 vetëm se ka ekran më të madh prej 1 inq.

Punon përmes sistemit operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich, dhe do të vij në dy mundësi kapacitetesh, 16GB dhe 32GB.

Pajisja do të ketë Wi-Fi , Bluetooth dhe një bateri prej 2,500 mAh, që do të thotë, do të jetë në gjendje të qëndroj ndaj muzikës dhe videove për një kohë të gjatë.

Gjithashtu, do të ketë zërimin në anën e përparme. Ende nuk dihet procesori apo çmimi për këtë pajisje. /Telegrafi/