Samsung ka rritur çmimet e disa çipave të memories DDR5 me deri në 60%, pasi mungesa globale e shkaktuar nga boom-i i inteligjencës artificiale është thelluar.

Kompania ka shtyrë publikimin e çmimeve të reja për kontratat e tetorit, duke sinjalizuar presion të madh në furnizim.


Çmimi i modulit 32GB DDR5 është rritur nga 149 dollarë në 239 dollarë, ndërsa rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe modelet 16GB, 64GB dhe 128GB.

Sipas distributorëve, prodhuesit e serverëve dhe ndërtuesit e qendrave të të dhënave tashmë po paguajnë çmime “ekstreme” për të siguruar sasinë e kërkuar.

Kjo krizë pritet të ndikojë edhe në industrinë e smartfonëve dhe kompjuterëve, duke rritur kostot e prodhimit.

Ndërkohë, Samsung njoftoi se do të ndërtojë një linjë të re prodhimi çipash në Korenë e Jugut, duke synuar të përfitojë nga kërkesa në rritje për teknologji AI. /Telegrafi/