LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Tab 2 arrin në T-Mobile

Samsung Galaxy Tab 2 arrin në T-Mobile

Produkti më i ri nga kompania jug-koreane Samsung, ka arrtiur tani në shitoret e T-Mobile dhe është i gatshëm për blerje.

Samsung Galaxy Tab 2 është i pajisur me ekran 10.1 inç me rezolucione prej 1280×800 dhe procesorin dy-bërthamësh 1 GHz, të njejtë me procesorin e versionit 7 inç të pajisjes.

Tiparet tjera të pajisjes përfshijnë RAM prej 1gb, lidhje me Bluetooth 3.0, HSPA+ apo 3G dhe rrjet Wi-Fi. Galaxy Tab 2 10.1 poashtu posedon kamerën frontale VGA prej 3 mp.

Pajisja vjen në dy versione të ndryshme: 16gb ose 32gb, duke patur mundësinë e rritjes së kapacitetit të memories së brendshme për 32gb më shumë përmes kartelës microSD të përfshirë në pajisje.

“Samsung Galaxy Tab 2 10.1 është plotësisht i përshtatshëm për bartje si dhe shumë argëtues, duke ju mundësuar marrjen e lojërave, muzikës, filmave dhe rrjetit social kudo që të shkoni.”

Më shumë informata rreth pajisjes më të re nga Samsung mund të gjeni në uebfaqen e T-Mobile. /Telegrafi/