LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 5 do të vijë me Gear VR

Samsung Galaxy Note 5 do të vijë me Gear VR

Samsung Galaxy Note 5 pritet që do të dalë më vonë gjatë këtij viti, por deri tani nuk janë dhënë shumë detaje rreth fabletit të ri të Samsung, përkatësisht gjeneratës së re të fabletit Galaxy Note 5.

Mirëpo tani, sipas një raporti të fundit thuhet se Samsung Galaxy Note 5 do të vijë me versionin e ri të kufjeve Gear VR që do të dizajnohen për përdoruesit individual.

Samsung tashmë ka lëshuar versionin e ri të kufjeve Gear VR për zhvilluesit, të cilat punojnë me pajisjet e reja mobile sikurse Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.

Këto versione të reja të kufjeve digjitale që mundësojnë shfaqjen e realitetit virtual janë mundësuar nga Oculus.


“Oculus do të jetë madhështor dhe me fokus tek konsumatorët e Samsung, në edicionin e ri të Gear VR” ka thënë John Carmack, nga kompania Oculus. (Telegrafi)