LAJMI I FUNDIT:

Samsung debuton me aksesorin e video-lojërave, Gamepad

Samsung debuton me aksesorin e video-lojërave, Gamepad

Muajin e kaluar, Samsung e pati zbuluar pajisjen e lojërave Samsung Gamepad për telefona të mençur, ndërsa me këtë aksesorë ka debutuar në tregun e Koresë së Jugut.

Samsung Gamepad lejon ngjitjen e telefonit të mençur Android në aksesorë, ndërsa i njëjti mund të përdoret në telefonat madhësia e ekranit të së cilëve shkon deri në 6.3 inç.

Samsung Gamepad është kompatibil me telefonat Android që bazohen në versionin e Android 4.1 dhe versionet më të reja, ndërsa çmimi i Gamepad do të jetë 80 dollarë.

Në ndërkohë, Samsung gjithashtu i ka lansuar dëgjueset e reja ëireless Samsung EO-SB330, të cilat lidhen me pajisje përmes teknologjisë NFC, dhe kushtojnë rreth 188 dollarë. / Telegrafi /