LAJMI I FUNDIT:

Samsung bën gati Galaxy Gear 2?

Samsung bën gati Galaxy Gear 2?

Para pak kohës, Samsung e ka lansuar orën e saj të mençur, Samsung Galaxy Gear, ndërsa tani thuhet se kompania e madhe jug-koreane është duke punuar në një numër të pajisjeve të tjera të mençura, që përfshijnë edhe orët e reja, të cilat do të kenë çmime të ndryshme nga Galaxy Gear.

Tani, sipas një raporti të fundit të publikuar në internet thuhet se Samsung është duke u përgatitur për gjeneratën e re të orës, përkatësisht modelin e ri të orës Galaxy Gear 2, e cila thuhet se tashmë është në zhvillim e sipër nga Samsung.

Sipas burimeve të njëjta të informacionit thuhet se versioni i përditësuar i orës Galaxy Gear do të vijë edhe me një bateri të përmirësuar, dhe çipin për GPS.

Modeli ekzistues i Samsung Galaxy Gear përmban ekranin e ndjeshëm në prekje me 1.63 inç në Super AMOLED me rezolucionin prej 320 x 320 pikselëve, si dhe procesorin single core me 800HMz dhe kamerën me 1.9 mega-piksel. / Telegrafi /