Sulmuesi dhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ndërsa zërat më shumë i shton trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli. 

Sampaoli ka folur para gazetarëve në aeroportin e Buenos Aires, ku u kthye pas një vëzhgimi që e kishte nëpër Evropë ku pa nga afër disa lojtarë.


"Kam biseduar me Icardin. I thash që nëse vazhdon të luajë me këtë ritëm dom ta ftoj në Kampionatin Botëror këtë verë”.

0028313273 Jorge Sampaoli e ka vizituar disa herë Mauro Icardin te Interi

"E di që Real Madrid janë vënë pas tij dhe janë duke e përcjell nga afër”, ka thënë Sampaoli.

Argjentinasi është i lidhur me një largim nga San Siro edhe pse Interi gjithmonë i ka hedhur poshtë këtë thashetheme të afatit kalimtar.

Mauro Icardi është bashkuar me Interin nga Sampdoria në qershor të vitit 2013.

Mauro Icardi 1 Icardi (Getty Images)

Real Madridi dëshiron që të blejë lojtarë dhe është vënë sidomos pas sulmuesve.

Icardi në këtë sezon ka gjetur rrjetën 18 herë në 24 ndeshje. /Telegrafi/  

telegrafi sport app