27 shtete të Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë sot pjesë e Samitit të Zagrebit i cili do të zhvillohet në formën e video-konferencës.
Lidhur me çështjet që do të trajtojë ky Samit, Demush Shasha nga instituti “EPIK” në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhahmet Hajrullahu, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk do të jetë në agjendë, ani pse ky Samit është përmendur si mundësi për liberalizim të vizave.
“Ne kemi parë që nga fillimi i këtij viti një narracion të disa politikanëve që e kanë përmendur si mundësi që gjatë Samitit të Zagrebit të ketë një zhvillim përkitazi me liberalizimin e vizave. Kjo ka qenë një pritje e pabazuar dhe rrjedhimisht sot nuk do të ketë asnjë diskutim e lëre më ndonjë vendim. Sot liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të jetë fare në agjendë të Samitit”, ka thënë Shasha.
Shasha ka shtuar se Kosova nga ky Samit do të marrë dy mesazhe, njëri prej të cilëve është përafrimi i Spanjës me qëndrimet e pjesës dërmuese të Bashkimit Evropian sa i përket pavarësisë së Kosovës.
“Arsyeja pse Spanja e ka ndërmarr këtë hapë për të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit kanë të bëjnë më shumë arsye diplomatike. Efektet e qëndrimit të Spanjës do t’i shohim gjatë muajve në vazhdim”, ka thënë Shasha.

Ai ka treguar se Samiti i Zagrebit ka një simbolikë jashtëzakonisht të rëndësishme historike dhe politike pasi që samiti i sotëm ndodh 20 vite që nga Samiti i Zagrebit që u zhvillua në vitin 2000, i cili ankoroi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor në BE.
Shasha theksoi se Samiti do të ketë kryesisht katër mesazhe për Ballkanin Perëndimor si tërësi dhe dy mesazhe për Kosovën.
“Mesazhi i parë do të jetë që Bashkimi Evropian përkundër sfidave që ballafaqohet ka vëmendje dhe ka interes dhe vullnet politik që të afrojë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian. I dyti do të jetë sa i përket pandemisë COVID-19, në këtë drejtim BE-ja dhe liderët do të konfirmojnë që BE është dëshmuar partner kryesor i vendeve të Ballkanit rreth pandemisë ku ka ndarë një shumë në vlerë prej 3.3 miliardë euro. Mesazhi i tretë për të gjitha vendet e Ballkanit do të jetë ai i situatës pas pandemisë COVID-19, ku është paraprë të hartohet një plan investiv për rimëkëmbjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Mesazhi i fundit për Ballkanin si tersi do të jetë mesazh që përkundër këtyre zhvillimeve të pandemisë, vëmendja politike duhet të kthehet në reformat evropiane, ku një theks të veçantë do t’i kushtohet “Agjendës së gjelbër”të Bashkimit Evropian”, u shpreh Shasha.
Samiti i Zagrebit do të fillojë sot në orën 16:30, ndërkaq Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës