LAJMI I FUNDIT:

​Samiti virtual i Parisit pritet t’i japë dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi

​Samiti virtual i Parisit pritet t’i japë dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi

Pikërisht pas një viti vonesë, këtë të premte pritet të mbahet Samiti i Parisit për t’i dhënë mbështetje politike dialogut Kosovë-Serbi. Ani pse virtualisht dhe në distancë dy liderët evropianë, Merkel dhe Makron do t’i japin shtysë dhe dinamikë të re rikthimit në tavolinën e bisedimeve mes shteteve fqinje më 12 korrik në Bruksel. Megjithëkëtë, nga njohësit politikë po vlerësohet se aty nuk do të ketë diçka konkrete për palët në arritjen e një marrëveshje finale.

Hulumtuesi i politikave në organizatën Demokraci për Zhvillim, (D4D), Visar Xhambazi thotë për KosovaPress se në samitin e së premtes fokusi do të jetë në krijimin e modaliteteve praktike për dialogun.

“Ky samit virtual besoj që është një lloj fokusi i Berlinit, përkatësisht kancelarja, Merkel dhe presidentit francez, Makron që t’i jap fuqi politike shtytëse dialogut që pritet të rifillojë dy ditë më vonë. Për shkak se nuk kemi pasur bisedime për më shumë se dy vite, fokusi kryesor do të jenë krijimi i modaliteteve praktike në mënyrë që të shihet se si të vazhdohet tutje”, thotë ai për KosovaPress.

Këtë samit, analisti politik, Albinot Maloku po e sheh si vazhdimësi të samitit të Berlinit një vit më parë. Ai nuk pret diçka konkrete nga ky samit për Kosovën.

“Takimi i Parisit është vazhdimësi e takimit të Berlinit. Është një insistim i presidentit Markon dhe kancelarja Merkel që të ketë një konkretizim hapash nga BE-ja në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mund të jetë një yvyrtyrë ky takim në mundësinë e konkretizimin e hapave të mëtutjeshëm. Aktualisht nuk shoh ndonjë diçka të veçantë dhe të prekshme për Kosovën”, thotë Maloku.

Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se ky samit do të rikonfirmojë mbështetjen evropiane karshi dialogut Kosovë-Serbi.

“E dimë që të premten pritet të ketë një samit i cili prapë do të ndërmjetësohet nga ana e presidentit Makron, po edhe kancelarja gjermane Merkel dhe këto të dyja duket sikur një mbështetje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili tashmë do të ndërmjetësohet dhe do të vazhdojë ndërmjetësimi nga përfaqësuesi i lartë po edhe nga emisari special Lajçak”, thotë ajo.

Më 27 qershor në Uashington ka dështuar rikthimi në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pasojë e propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërsa këtë të diele kryeministri, Avdullah Hoti pritet të takohet me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori