LAJMI I FUNDIT:

Samiti i sivjetmë “Maqedonia 2025” me mbi 400 mysafirë nga vendi dhe jashtë

Samiti i sivjetmë “Maqedonia 2025” me mbi 400 mysafirë nga vendi dhe jashtë

Rreth 430 mysafirë nga vendi dhe jashtë kanë qenë pjesë e samitit të sivjetmë “Maqedonia 2025” në kuadër të së cilës u mbajtën 14 panele për tema të rëndësishme, ndërsa morën pjesë më shumë se 40 folës të cilët ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre në sfera të ndryshme.

Samiti bashkoi liderë të shumtë vendor dhe rajonal në sferën e biznesit, aktorë shoqëror dhe politik, ekspertë nga bashkësia akademike dhe përfaqësues të sektorit qytetar. Panelet e samitit që këtë vit u mbajtën për herë të 11-të i janë kushtuar temave aktuale si transformimi digjital i bizneseve dhe shoqërisë, liderizmit në biznes, potencialit të “bllok- çejn” teknologjive dhe kriptovalutave, ose qasjeve të mundshme në implementimin e tyre.

“Maqedonia 2025” e ka iniciuar edhe Platformën për një të ardhme prosperuese e cila bazohet në shtatë sfera kyçe- arsim dhe kapital njerëzor, konkurrencë dhe biznes, sundim të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, shoqëri demokratike, mjedis jetësor, menaxhim publik, digjitalizim dhe përvoja digjitale.


Platforma ofron edhe hallkë për matjen e progresit të vendit në këtë sfera me qëllim avancimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Nikica Bllazhevska – Mojsoska, drejtore ekzekutive e “Maqedonia 2025” ka falënderuar të pranishmit dhe shpreson se samiti ka inspiruar dhe inkurajuar ndryshime në shoqëri dhe ekonomi.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Kalo në kategori