LAJMI I FUNDIT:

Samiti në Slloveni bënë bashkë Osmanin e Vuçiqin

Samiti në Slloveni bënë bashkë Osmanin e Vuçiqin

Sot do të nis punimet samiti i 11-të i Brdo-Brijuni në Slloveni, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në mesin e shumë të pjesëmarrësve, e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e presidentit slloven, Borut Pahor i cili do të jetë edhe nikoqir i këtij samiti, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tre anëtarë të presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferovic, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili merr pjesë për herë të parë në këtë takim.

​Procesi Brdo-Brione, Osmani e Pahor flasin për perspektivën evropiane për vendet aspiruese të BE-së
Lexo po ashtu ​Procesi Brdo-Brione, Osmani e Pahor flasin për perspektivën evropiane për vendet aspiruese të BE-së

“Takimi i liderëve në samitin e Brdo-Brijune këtë herë do të jetë një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale në rajon dhe mbi të gjitha për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit. Udhëheqësit do të jenë gjithashtu në gjendje të shkëmbejnë pikëpamjet për çështje të tjera aktuale në një atmosferë joformale”, thuhet në njoftim.

Iniciativa e Procesit Brdo-Brijuni u krijua në vitin 2010. Në më shumë se një dekadë, nisma e Procesit Brdo–Brijuni u vendos si iniciativa më e rëndësishme politike e këtij lloji në Evropën Juglindore, dhe Procesi i Berlinit më vonë doli prej saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori