LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Diasporës, ide e Thaçit apo Ramës?

Samiti i Diasporës, ide e Thaçit apo Ramës?

Në Samitin e Diasporës të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në deklarimet e dy të lartpërmendurve meritat se kush e hodhi i pari idenë, u thanë ‘çuditshëm’.

Thaçi nuk ishte i qartë se nëse e kishte dhënë ai idenë e organizmit të këtij samiti, duke ‘kaluar’ ndonjë fjalë lidhëse tek pjesa se si u hodh ideja e organizimit. Megjithatë më i qartë ishte kryeministri Rama i cili e tha troç se idenë e këtij samiti e dha bashkëshortja e tij.

Presidenti i Kosovës gjatë fjalimit të tij tha se iniciativa për këtë samit është rezultat i një bashkëbisedimi me kryeministrin Rama para një viti në New York.


“Për fund më duhet të theksoj se jam shumë i lumtur, që së bashku me kryeministrin Rama, faleminderit shumë Edi, për idenë e këtij samiti që u hodh në New York në vitin 2015 dhe sot kjo po jetësohet edhe njëherë Edi më duhet të ju falënderojë shumë që jetësuat këtë projekt madhor kombëtar. Ky është samiti i parë dhe po mbahet në Tiranë“, tha Thaçi.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se duke e parë suksesin e kësaj nisme e pranon që i pëlqejnë më shumë idetë e gruas së tij sesa të tij.

“Edhe tamam në New York që është kryeqytet i të gjitha diasporave, e shtyu Lindën gruan time që ishte me ne në tryezë , të hidhte idenë fillestare të këtij samiti. Nuk është sekret që unë jam njeri kokëfortë por duke parë suksesin e fillesës të kësaj nisme, nuk dua që të jetë më e fshehtë e vërteta se idetë e gruas më pëlqejnë më shumë se ato të miat dhe prandaj, do më falni që si burrë atipik shqiptar në këtë rast ta falënderojë Lindën, që nuk ishte dot këtu, sepse duhet të përkujdeset për Shqipërinë e gjeneratës tjetër që kemi në shpi dhe falënderoj shumë vëllazërisht, mikun tim Hashimin që menjëherë sapo ajo ide u hodh më tha GO FOR IT”, tha Rama.

Ky samit është mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë dhe në të morën pjesë rreth 1000 përfaqësues të diasporës nga 40 shtete të ndryshme të botës. Samiti po i zhvillon punimet edhe gjatë ditës së sotme. /Telergrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori