LAJMI I FUNDIT:

Salma Hayek duket mahnitëse edhe kur pi kafe – edicion i rastësishëm me kostum larjeje

Salma Hayek duket mahnitëse edhe kur pi kafe – edicion i rastësishëm me kostum larjeje
(Foto: Instagram/salmahayek)

Aktorja meksikano-amerikane, Salma Hayek, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me rrobabanje të shoqëruar me sandale me taka.

Përveç punës si aktore, 56-vjeçarja njihet për bukurinë dhe dukjen natyrale, ndërsa shpeshherë figura e saj është në plan të parë në imazhet që i publikon.


Kështu ka ndodhur edhe me postimin, ku është shfaqur duke pozuar me rrobabanje të zeza, ndërsa mbante syze dielli dhe një kapelë në kokë.

(Foto: Instagram/salmahayek)

Edhe pse mund të konsiderohet e pazakontë për kombinimet plazh/pishinë – aktorja e ka kompletuar këtë edicion me sandale me taka të larta me majë të hapura.

Paparacit treguan si duket në të vërtetë Salma Hayek me bikini, pa filtra dhe Photoshop
Lexo po ashtu Paparacit treguan si duket në të vërtetë Salma Hayek me bikini, pa filtra dhe Photoshop

“Kush do kafe”, ka pyetur Salma teksa shfaqet duke mbajtur një filxhan kafeje në dorë.

Postimi ka tërhequr edhe vëmendjen e kolegeve të saja, ashtu që mes tyre, Zoe Saldana e Sharon Stone reaguan për ta komplimentuar. /Telegrafi/