Salah e Slimani eliminohen nga gara për ‘Topin e Artë’ afrikan, këta janë tre finalistët (Foto)

Mohamed Salah është eliminuar nga gara për të fituar ‘Topin e Artë’ të Afrikës.
Po afrohen ditët kur ‘kontinenti i zi’ do të zgjedh futbollistin më të mirë të vitit, duke ia dhënë ‘Topin e Artë’.
Së pari ishte përpiluar lista prej pesë futbollistëve që ishin në konkurrencë për të fituar çmimin më të madh për futbollistë në Afrikë.
Megjithatë, tani janë eliminuar dy, sulmuesi i Romës, Mohamed Salah dhe ai i Leicester Cityt, Islam Slimani.
Tre finalistët që kanë mbetur në garë për të fituar ‘Topin e Artë’ janë: Pierre Emerick-Aubameyang (Borussia Dortmund), Riyad Mahrez (Leicester City) dhe Sadio Mane (Liverpool). /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
22/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































