LAJMI I FUNDIT:

Sahat Kulla në Rahovec, monumenti që u ka mbijetuar 300 viteve (Video)

Sahat Kulla në Rahovec, monumenti që u ka mbijetuar 300 viteve (Video)

E ndërtuar në shekullin XVIII, një ndërtesë paraqet pikën më të lartë në siluetën e Rahovecit.

Bëhet fjalë për Sahat Kullën, e cila paraqet një monument me rëndësi të veçantë historike.

Gjendet në zemër të qytetit dhe është njëra ndër gjurmët e rëndësishme të së kaluarës sonë.

Ky objekt ishte një pikë vrojtimi për shkak të pozitës strategjike.

Shaqajdin Durguti, qytetar i Rahovecit, që është marrë me monumente të vjetra, tregon për historikun e kullës, përcjell Telegrafi.

“Sahat Kulla është e ndërtuar nga Mahmut Pasha në vitin 1791. Është e ndërtuar nga një material shumë i fortë dhe ka shërbyer për të treguar orën”, thotë për RTV Dukagjinin Shaqajdin Durguti.

Kullë është restauruar disa herë, ndërsa i fundit ishte bërë në vitin 2009.

“Mekanizimi i orës ka punuar deri në vitin 1960 dhe kur është prishur këmbana thuhet se ka rënë 111 herë dhe nga ai moment nuk ka punuar më. Supozohet se sa është e lartë është edhe e thëllë dhe poshtë ka një pus me ujë, që ka ndihmuar në funksionimin e orës”, thotë Durguti, i cili shton se ora tashmë nuk punon dhe është vendosur në muzeun e Rahovecit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori