"Safe City", Komisioni parlamentar hodhi poshtë tre amandamente lidhur me propozim ligjin për siguri në trafik

Komisioni parlamentar i mbrojtjes hodhi poshtë 3 amendamente lidhur me propozim ligjin për siguri në trafik.
Një prej amendamenteve i referohej rrezikimit të privatësisë dhe të dhënave personale, nga sistemi “Safe City” me çka opozita pretendon se duhet të sigurohet që të dhënat të përdoren ekskluzivisht për procedurën e shkeljes dhe të fshihen pas përfundimit të procedurës.
Dy amendamentet e tjera kishin të bëjnë me ndryshim e kufirit të tolerancës për substancat narkotike, me arsyetimin se ka persona që përdorin barëra të rënda. Ndërsa amendamenti i tretë kishte të bëjë me tolerancën e matjes së shpejtësisë.
Por të gjitha këto u hodhën poshtë. Në të njëjtën seancë u hodh poshtë edhe amendamenti i Oliver Spasovskit që kishte të bëjë me ligjin e policisë.














































