LAJMI I FUNDIT:

Sadriu: BIK-u do t’u shpërndajë mish të kurbanit 15 mijë familjeve gjatë tri ditëve

Sadriu: BIK-u do t’u shpërndajë mish të kurbanit 15 mijë familjeve gjatë tri ditëve

Festa e Kurban Bajramit, të cilën e festojnë besimtarët e fesë islame karakterizohet me therrjen e kurbanit. Kurban obligohen të therrin ata që kanë arritur nivel të mirë të pasurisë dhe mishin e tij duhet ta shpërndajnë tek të tjerët.

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se në cilat ditë duhet të bëhet therja e kurbanit.

” Kurbani llogaritet ajo kafshë që theret pas faljes së namazit të Kurban Bajramit deri në përfundim të tekbireve që është ditën e tretë në Ikindi. Kjo është periudha kur lejohet therrja e kurbanit dhe llogaritet si i tillë. Çka do që therret para faljes së namazit të Bajramit është sadakë, lëmoshë që e prenë për me dhënë”, ka thënë ai.


Sadriu ka treguar se çmimi i një Kurbani është 120 euro.

“Çmimi i një kurbani është 120 euro. Është çmim i rajonit. Këtë çmim e ka edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia”, është shprehur ai.

Sekretari i BIK-ut flet për rëndësinë e Kurban Bajramit, tregon se cilat kafshë llogaritën si kurban
Lexo po ashtu Sekretari i BIK-ut flet për rëndësinë e Kurban Bajramit, tregon se cilat kafshë llogaritën si kurban

Ndër të tjera ai ka folur edhe për therjen e kurbanëve në Hungari nga BIK-u, duke thënë se u është imponuar që të bëhet në atë vend.

“E kemi marr me përgjegjësinë më të lartë këtë detyrë. Kemi filluar me një numër shumë të vogël, ndërsa ka arritur një numër tejet i madh. Vitin e kaluar i kemi therur diku tetë mijë kurbanë. Fondi i bagëtive në Kosovë është në vazhdimësi në ulje, sidomos mbas luftës. Ky numër i krerëve gjendet shumë me vështirësi. Nëse ne kemi arritur t’i therrim 1200 krerë lopë dhe në të njëjtë kohë në Kosovë edhe njëherë apo dy herë më shumë therren, Kosova nuk e ka kapacitetin e dy ose tre mijë krerëve që t’i sigurojë brenda. Pastaj ne kemi ndjekur të gjitha procedurat. Kemi shpallur tenderin, kemi pranuar ofertat, kemi vizituar thertoret këtu. Nuk ka kapacitet në Kosovë, nuk na kanë ofruar mundësitë që t’i therin, sepse kjo është kohë e kufizuar. Brenda tri ditëve duhet t’i therin 1,200 lopë”, ka theksuar ai.

Sadriu ka thënë se kompania në të cilën BIK-u i therë kurbanët në Hungari është kosovare.

“Këtë vit kemi bërë një kontratë me një thertore në Istog që e ka një kapacitet të kufizuar ku do t’i therim 250 krerë lopë. Ndërsa të tjerat prapë në Hungari. Pra kjo na është imponuar edhe pse kompania që ne po i therim krerët në Hungari, është kompani kosovare, pronarët janë shqiptarë. Kushtet që na janë ofruar aty janë të favorshme, janë të standardeve më të larta, sepse Hungaria është në BE”, ka thënë ai.

Sipas tij, për festën e Kurban Bajramit BIK-u pritet t’u shpërndajë mish të kurbanit 15 mijë familjeve.

“BIK-u  pritet t’ua shpërndajë deri në 15 mijë familjeve mish të kurbanëve në këto ditë të Bajramit, por edhe gjatë tërë vitit do të shpërndajmë. Po ashtu e ndalim edhe për nevoja tona, për nxënësit e Medreses”, është shprehur ai, duke iu uruar të gjithëve festën e Kurbanit.

“Unë të gjithëve ua uroj festën e Kurban Bajramit me lutjet e Zotit që mëshira, paqaje e tij të mbretërojë mbi familjet tona. Të mbretërojë solidariteti, humanizmi, t’i afrohemi atij që ka nevojë. Ta vizitojmë njëri – tjetrin dhe ta gjallërojmë këtë festë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori