Sabrina Carpenter ndryshoi stilin e saj të zakonshëm, duke u shfaqur me një pamje elegante dhe më të matur në sfilatën Dior Homme gjatë Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja 26-vjeçare veshi një kostum gri me fund të palosur deri në gju dhe një xhaketë që theksonte belin, një zgjedhje që kontrastonte me veshjet e saj provokuese në skenë.


Ajo e kombinoi veshjen me taka nudo dhe e mbajti pamjen minimaliste, me flokë të kapura thjesht pas. Sabrina ndau momente me fansat para sfilatës, ku u prezantua koleksioni Pranverë-Verë 2026, shkruan DailyMail.

Ngjarja mblodhi një mori emrash të mëdhenj, përfshirë Rihannën, e cila shfaqi barkun e rrumbullakosur, partnerin e saj ASAP Rocky, Donatella Versace, Daniel Craig dhe Robert Pattinson.

Rihanna zgjodhi një pamje të guximshme me shtresa e ngjyra të ndryshme, ndërsa Versace ishte klasike me një fustan të zi. Daniel Craig dhe Pattinson zgjodhën një stil casual-elegant, me detaje të guximshme në aksesorë.

Sfilata Dior Homme u kthye në një ndër momentet më të komentuara të javës së modës, me yjet që sollën një kombinim të hijeshisë, guximit dhe finesës franceze. /Telegrafi/