Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekoruar Sabri Hamitin me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Për kontributin e pazëvendësueshëm në mendimin modern shqiptar në studimet albanologjike si dhe për rolin e luajtur në përballimin e sfidave historike me të cilat u ndesh populli shqiptar në fund të shekullit XX”.
“Është kënaqësi për mua që në këtë ditë, e cila përkon edhe me ditëlindjen tuaj, të marr në konsideratë jo vetëm me cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, por edhe të mikut, i cili prej kohësh ka ndjekur dhe, në të njëjtën kohë, ka bashkëpunuar në shumë linja të rëndësishme të rritjes së standardit të demokracisë në politikë, në institucione, por edhe për çështje të një rëndësie të veçantë, sikurse është çështja kombëtare”, u shpreh presidenti Topi.
Topi tha se është i motivuar të vlerësojë gjithë veprimtarinë dhe përkushtimin e Hamitit për çështjen kombëtare, ndërsa u shpreh i lumtur që ky vlerësim bëhet “kur, për më shumë se dy vjet, Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, është një shtet që po konsolidohet çdo vit”.
“Unë këtë e përjetoj si një emocion të veçantë, sepse është çasti i vlerësimit të personaliteteve nga Kosova. Do të flas pa letër, sepse ka aq shumë gjëra për të thënë për ju, sa nuk mund të futen në dy faqe letër zyrtare që e kërkon kjo ceremoni. Ju keni dhënë një kontribut të veçantë në botën e letrave, në botën e mendimit filozofik. Jeni nga ato figura autentike, për të cilat i gjithë populli shqiptar, pavarësisht se ku jeton e punon, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo në Mal të Zi, krenohet. Ai ju ka dhe do t’ju ketë një pikë shumë të rëndësishme referimi”, shtoi Topi.
Ndërsa Sabri Hamiti e falënderoi kreun e shtetit shqiptar duke thënë se ishte i prekur thellë me nderimin që i është bërë dhe krahasoi këtë emocion me kohën kur presidenti Ibrahim Rugova ia ka akorduar Medaljen e Lidhjes së Prizrenit.
“Shenja e Skënderbeut na kujton jo Heroin Kombëtar, por diçka më shumë, referencën evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Barleti e bëri Skënderbeun Hero Kulturor evropian, jo vetëm shqiptar. Unë mendoj se tani këto dy emra, këto dy figura reference të kulturës sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti dhe Barleti, e kanë krijuar përgjithmonë paradigmën e njeriut, e Heroit Kulturor Shqiptar. Kjo është provuar empirikisht dhe historikisht më vonë, sepse figurat e mëdha të kulturës sonë, faktikisht deri më sot, kanë mbetur brenda kësaj paradigme. Nga Barleti, te Buzuku, Bogdani, De Rada, Naimi, te Fishta e Konica për të mbërritur te më të vonshmit si Kadare e Rugova; natyrisht që ky rend vazhdon, sepse kemi të bëjmë me një traditë. Në të njëjtën kohë, kjo na tregon se ne kemi një kulturë të kundërvënies dhe kundërvënia për lirinë, në të vërtetë, është gjendja më e fuqishme e vetëdijes. Kjo është provuar në Shqipëri dhe në Kosovë kohët e fundit, siç thatë edhe ju, zoti President. Ne i nderojmë të gjithë ata që janë në këtë paradigmë të historisë e kulturës”, u shpreh me këtë rast Hamiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Përplasjet e Ismail Qemalit me Sulltanin
“Nga e gjithë kjo bukuri, diç duhet të lindë”
Thënie të Balzakut: Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë.
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
Historia e Skënderbeut, në 60 piktura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?