Sa xheloze je? A ai del ta kontrollosh xhelozinë tënde? Në fakt janë fare të paktë ata njerëz që e pranojnë se janë xhelozë. Sakaq xhelozia është një problem që nuk duhet nënvlerësuar në një marrëdhënie dashurie. E shkatërron atë. E përkundër kësaj thuhet se nëse xhelozia nuk ekziston asfare, dashuria nuk ekziston gjithashtu…
Gjithsesi, zbulo nëpërmjet këtij testi nëse e ke krimbin e xhelozisë, nëse nuk e njeh fare atë, apo je e aftë të krijosh një ekuilibër…
1) Je në një festë dhe shikon se një grua është duke vështruar partnerin tënd. Çfarë mendon?
a) Ndoshta është një mike e vjetër dhe e ka njohur.
b) Çfarë mund të dojë vallë një grua kaq e bukur nga burri yt.
c) Asgjë e veçantë nëse zgjat disa minuta.
2) Kur ai të flet për ish-in e vet, si reagon?
a) Kërkon që ai të ndryshojë argument
b) Bëhesh veçanërisht kureshtare
c) Fillon edhe ti të flasësh për ish-in tënd
3. Je e sigurt se ai s’të ka tradhtuar kurrë?
a) Absolutisht s’të ka tradhtuar, përndryshe do ta kishe vënë re
b) Herë pas here të shfaqet ndonjë dyshim.
c) Jo. Nuk je e sigurt, por në çdo rast nuk dëshiron të thellohesh në argument.
4) Shoku yt vendos të shkojë të pushojë këtë fundjavë vetëm…
a) Të vjen pak keq, por në fund të fundit do të organizohesh edhe ti sipas dëshirës tënde.
b) Nuk është hera e parë që ndodh.
c) E pamundur, nuk do t’ia lejoje kurrë.
5) Prej pak kohësh partneri yt kthehet më vonë se zakonisht nga puna…
a) E mbyt me pyetje për të zbuluar fundin e mundshëm.
b) E di që kohët e fundit ka disa probleme në zyrë, por shqetësohesh se po zgjat.
c) Gjithnjë e ke ditur se puna e tij e veçantë nuk ka orare fikse.
6) Javët e fundit, ai është pak nervoz dhe i tensionuar. Si e justifikon këtë gjendje shpirtërore?
a) Do të ketë disa probleme për të cilat nuk do të të mbajë në korrent.
b) Sigurisht që po të fsheh diçka.
c) Nuk e kupton se çfarë po e shqetëson dhe kërkoni që të flisni.
7) Çfarë mendon për xhelozinë?
a) Është motra e dashurisë.
b) Është një sjellje e pakuptimtë, e personave të pasigurt.
c) Është një mënyrë për të mbajtur gjallë interesat e çiftit.
8) Bie telefoni në mbrëmje vonë. Përgjigjesh ti, por në anën tjetër e mbyllin.
a) Shakaja e zakonshme budallaqe.
b) Dikush që ta ka njohur zërin, e ka mbyllur.
c) Do të kenë gabuar numrin.
9) Kur ai të ka propozuar të jetoni së bashku, si keni reaguar?
a) Me entuziazëm nga ideja për të ndarë çdo moment me të.
b) E lumtur pasi kështu mund të kontrolloje besnikërinë e tij.
c) Keni mbetur në mëdyshje pasi të duhej të hiqje dorë pak nga pavarësia jote.
10) Takon rastësisht partnerin tënd në rrugë në shoqërinë e një gruaje tjetër…
a) Mendon se duhet të jetë kolegia e re për të cilën të ka folur.
b) Mbetesh pak e habitur dhe afrohesh për të parë se si do të sillet.
c) E ndjek fshehurazi për një copë rrugë në kërkim të ndonjë adrese.
Llogarit pikët
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
A 5 1 3 3 1 5 1 5 3 5
B 1 5 1 5 3 1 5 1 1 3
C 3 3 5 1 5 3 3 3 5 1
Rezultati i testit
Nga 10 në 23 pikë
Xhelozia nuk është vetëm një pasiguri për ndjenjat e partnerit ndaj teje, por edhe një pasiguri për veten. Frika se mos jeni e tradhtuar ka hedhur rrënjë, sidomos nga fakti se nuk ndiheni e denjë për të qenë e dashur. Çdo rast i vogël të shtyn në dyshim për besimin e tjetrit ose për të nxjerrë konkluzione të thjeshta. Për ty, raporti në çift është pa diskutim simbiozë, jeta jote e shkëputur nuk ekziston më, pasi lidhet me partnerin. Në këtë mënyrë, je gjithnjë në tension dhe për pasojë nuk ia del të shijosh të bukurën e një historie dyshe.
Nga 24 në 37 pikë
Je e ndërgjegjshme që je pak xheloze për partnerin; ndonjëherë vuan ngase ai i jep pak vëmendje tjetërkujt apo edhe interesave të tij. Nuk ia del në çdo çast të jesh objektive, aq sa ndonjëherë ke menduar për “shpagim”. Mundesh ama ta kontrollosh xhelozinë tënde dhe të shmangësh skenat e panevojshme; në fund të fundit arrin një kompromis mes nevojës për të pasur hapësirat vetjake dhe frikës tënde se mos humb diçka nga jeta e tjetrit që mendon se të takon.
Nga 38 në 50 pikë
Je një person që e bazon raportin tënd me partnerin në besimin dhe stimën reciproke. Ndaj nuk trembesh se mos je e tradhtuar. E ke të qartë se nëse ai ka zgjedhur të rrijë me ty e ka bërë sepse nuk do askënd tjetër në krah të tij. Për pasojë edhe ti nuk e mendon kurrë tradhtinë edhe nëse kërkon që pavarësia jote të respektohet. Nëse pranë teje është një partner që mendon si ti, atëherë raporti është si një anije që ka fryrë velat, por nëse ai, përkundrazi është xheloz, nuk do të jenë të rralla momentet e tensionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë