LAJMI I FUNDIT:

Sa do të kushtojnë katër modelet e telefonit të Apple – iPhone 14, iPhone 14 plus, iPhone 14 Pro dhe iPhone Pro Max

Sa do të kushtojnë katër modelet e telefonit të Apple – iPhone 14, iPhone 14 plus, iPhone 14 Pro dhe iPhone Pro Max

Apple ka prezantuar të katër modelet e telefonit më të ri iPhone 14.

Apple ka prezantuar zyrtarisht iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Të dy aparatet kanë një prerje të re në formë pilule dhe mund të rregullohet në mënyrë dinamike, në ridizajnimin e parë të madh të ekranit që kur Apple prezantoi iPhone X në 2017.

Krejt çfarë u bë e ditur në ngjarjen e Apple - nga iPhone 14, Apple Watch deri tek AirPods
Lexo po ashtu Krejt çfarë u bë e ditur në ngjarjen e Apple - nga iPhone 14, Apple Watch deri tek AirPods

Të dyja pajisjet kanë gjithashtu një çip A16 Bionic më të shpejtë dhe një ekran gjithmonë ndezur, transmeton Telegrafi.

iPhone 14 Pro do të fillojë nga 999 dollarë (euro) dhe iPhone 14 Pro nga 1,099 dollarë (euro), raporton theverge.

Të dyja do të jenë në dispozicion për porositje paraprake më 9 shtator dhe në dyqane më 13 shtator.

Ndërkohë, iPhone 14 i fundit do të fillojë nga 799 dollarë (euro), njoftoi Apple, që është i njëjti çmim fillestar si iPhone 13 i vitit të kaluar, por me të gjitha veçoritë e reja.

Modeli më i madh i iPhone 14 Plus do të fillojë nga 899 dollarë (euro).

Apple prezanton Apple Watch Series 8
Lexo po ashtu Apple prezanton Apple Watch Series 8

iPhone 14 Pro do të vijë në katër ngjyra: e zezë hapësinore, argjend, ari dhe vjollcë e thellë, raporton cnn.

Pjesa e përparme e pajisjes ka një kamerë me thellësi të vërtetë dhe përfshin një veçori krejt të re që Apple po e quan “ishull dinamik”.

Funksioni do të jetë si një miniaplikacion në krye të ekranit tuaj bazë, ku do të jeni në gjendje t’i shihni sinjalizimet në një mënyrë koncize pa ju shkëputur nga ajo që po bëni tashmë në telefonin tuaj.

Mund të merrni përditësimet e një loje ose të dini se kur ka mbërritur pjesa juaj e udhëtimit pa lënë aplikacionin ku jeni, tha Alan Dye i Apple.

AirPods Pro i ri i Apple mund të ndalojë dy herë më shumë zhurmë
Lexo po ashtu AirPods Pro i ri i Apple mund të ndalojë dy herë më shumë zhurmë

“Çdo sinjalizues ka personalitetin e tij, kështu që ata janë të lehtë për t’u identifikuar me një shikim”, shtoi ai, duke thënë se “shfaq aktivitet dinamik, gjithmonë aktiv dhe i dukshëm”.

Ekrani i kyçjes i iOS 16 do të funksionojë gjithashtu me ishullin dinamik, tha Dye. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Logo për HTML5

Logo për HTML5

Teknologji
Kalo në kategori