Erling Haaland edhe pse i ri, ka arritur të kthehet në njërin nga sulmuesit e jashtëzakonshëm.

Ai është një nga më të talentuarit në mbarë botën dhe aftësia e tij më e madhe është gjetja e rrjetës.


Reprezentuesi norvegjez ka treguar aftësitë e tij herë pas here në fushë si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve , por këtë herë ai vendosi ta bëjë këtë përmes një stërvitje sfiduese në qendrën stërvitore.

haaland 1

Haaland vendosi tre topa njëra mbi tjetrën dhe më pas arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të godiste një objektiv që ishte vendosur në cepin e sipërm të portës, me secilën prej tyre që qëlloi cakun, ndërsa asnjëri top nuk u rrëzua.

Kjo video tregon se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm të futbollit.

Sulmuesi 21-vjeçar ka regjistruar 11 gola në të gjitha garat për Borussia Dortmund dhe gjithashtu u ka siguruar shokëve të tij katër asistime deri më tani në 2021/22. /Telegrafi/

telegrafi sport app