LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet t’i pastroni flokët me shampon?

Sa shpesh duhet t’i pastroni flokët me shampon?

Dermatologët dhe specialistët e flokëve se shpeshtësia e pastrimit të flokëve me shampon është preferencë personale.

Gjithashtu, te kjo ndikon edhe lloji i flokëve, skalpi dhe ajo çfarë i bën flokëve, transmeton Telegrafi.


Ata gjithashtu kanë treguar se “floku është fibër” dhe sa më shumë që pastrohet, aq më keq do të duket.

Prandaj, nuk është nevoja t’i pastroni flokët çdo ditë.

Sipas një doktori në Universitetin e Miami, vajrat nga skalpi nuk udhëtojnë aq shpejt deri te boshti i flokëve, prandaj flokët kanë nevojë të thahen dhe nuk kërkojnë pastrim të shpeshtë me shampon.

Edhe flokët që janë të holla, të shkurtra dhe të drejta mund të qëndrojnë pa u pastruar një ditë.

Përdorimi i shamponit në përditshmëri nevojitet vetëm atëherë kur prodhimi i vajit në skalp është i lartë, thotë një doktor dhe autor nga International Journal of Trichology.

Ekspertët thonë se shamponi i heq qelizat e tepërta të lëkurës dhe vajin nga skalpi. /Telegrafi/