LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet t’i lash flokët?

Sa shpesh duhet t’i lash flokët?

A ka rëndësi se ç’lloj tipi flokësh ke? Apo sa herë përdor trajtime, serume apo sprej? Pyetje që nuk kanë asnjëherë një përgjigje konkrete ose pyetje me shumë përgjigje.

Më poshtë janë përgjigjur ekspertët sa shpesh duhet t’i lash flokët. Këtu keni argumentimet.

Anna Cofone, stiliste flokësh

Flokët tanë prodhojnë vajra në mënyrë të natyrshme, të cilat ndihmojnë për t’i mbajtur ata të shëndetshëm. Kështu, për të mos e larguar këtë yndyrë natyrale nga flokët, këshilla ime është t’i lash flokët 3-4 herë në javë.

Megjithatë, nëse je mësuar t’i lash flokët çdo ditë, edhe kjo është shumë mirë, do të kesh flokë gjithmonë të shkëlqyeshëm, por mund të jetë e vështirë të ruash yndyrën natyrale.

Në këto raste, shampon duhet të jetë një zgjedhje e shkëlqyer, në mënyrë që të thithë vajrat e tepërt, por edhe t’u shtojë flokëve volumin.

John Fieda, stilist flokësh

Unë do të rekomandoja që t’i lash flokët çdo ditë, nëse do të dukesh bukur. Flokët janë shpesh të ekspozuar në të njëjtin mjedis si fytyra, kështu që marrin po aq papastërti sa edhe ajo. Kjo është shumë e rëndësishme nëse flokët e tu janë të hollë, pasi thithin më shumë papastërti.

Larja e përditshme mund të jetë shumë e mirë për flokët, edhe nëse do që flokët e tu të rriten. Po ashtu, djersa e tepërt që mbledh skalpi është e dëmshme për lëkurën dhe vetëm përmes larjes hiqet plotësisht, që të mos shkaktojë kruajtje të kokës.

Gjithashtu, larja e përditshme merr yndyrën e tepërt të flokëve dhe u jep atyre shkëlqimin optimal. Flokët e pastër reflektojnë dritë dhe shkëlqim.

Andrew Bidwell, dermatolog

Përgjigjja ime është më shumë për mënyrën se si i lan flokët, se sa sa shpesh i lan. Për një lëkurë të shëndetshme, flokët duhen larë të paktën dy herë në javë, nëse lëkura fillon të marrë yndyrë të tepërt. Larja largon qelizat e vdekura të skalpit, por po ashtu edhe zbokthin apo infeksionet e tjera të lëkurës.

Më shumë duhet të tregosh kujdes për mënyrën si i lan, duke pasur parasysh që të fillosh nga rrënjët duke shkumuar me shampon dhe me masazhin e mollëzave të arrish në maja.

Përdor scrub një herë në javë për të pastruar skalpin dhe gjithashtu, përdor edhe maska të vazhdueshme për ta ushqyer në mënyrë të ndjeshme lëkurën e kokës. Kjo e fundit është një “organizëm” që ka nevojë të ushqehet për të qenë e shëndetshme.

Edhe pasi të kesh përdorur bojën, me larjen e flokëve vepro në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/