Viktimat e pretenduara të Thomas Partey kanë zbuluar abuzimet tronditëse që u janë bërë online sa herë që mesfushori luante për Arsenalin. 

Partey javën e kaluar u akuzua për pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual, pothuajse katër vjet pasi Arsenali u njoftua për herë të parë për akuzat ndaj tij. 


32-vjeçari, i cili u largua nga Arsenali katër ditë përpara se të akuzohej, pasi kontrata e tij përfundoi, i mohon të gjitha akuzat.  

Avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se lojtari e mirëpret ‘mundësinë për të pastruar përfundimisht emrin e tij’. 

Akuzat vijnë nga tri gra. Njëra prej viktimave të pretenduara i tha The Athletic se ajo merrte abuzime të tmerrshme online sa herë që Partey luante për Arsenalin, veçanërisht kur ai shënonte. 

partey

Ndonjëherë komentet ishin të drejtpërdrejta ndaj saj, ndërsa herë të tjera ajo shihte komente fyese në përgjithësi për akuzueset e Parteyt. 

Një nga gratë tha: "Shpesh merrja mesazhe nga tifozët. Më dërgonin foto të tij duke luajtur apo shënuar. Më vinin kërcënime për vdekje, për përdhunim, njerëz që thoshin se do më vinin flakën. Nëse shënonte, për shembull, abuzimi ishte edhe më i rëndë”. 

Megjithëse Arsenali ndoshta do të përballej me sfida ligjore po të kishte vendosur ta pezullonte Parteyn, klubi është kritikuar ashpër për vendimin për ta aktivizuar atë, edhe pasi njëra prej viktimave njoftoi klubin në shtator 2021 dhe pas arrestimit të tij të parë në korrik 2022. 

Partey është thirrur të paraqitet në Gjykatën Magjistrale të Westminster-it më 5 gusht. Mesfushori u martua në Spanjë një ditë pasi u shpallën akuzat./Telegrafi/

telegrafi sport app