Sa preferohet aktiviteti seksual te sportistët para ndeshjeve, garave sportive ose luftarake
Jo seks gjatë trajnimit – ju duket një fjali e njohur! A është trajneri juaj vazhdimisht duke theksuar se seksi ju bënë më të lodhur dhe të dobët? Nëse është ashtu siç insistojnë ata, atëherë disa studimet e fundit tregojnë të kundërtën, se seksi nuk ju lodh para ndonjë ndeshje.
Fikri Hajdari – psikolog
+386 49 824 184
fikri.hajdari@hotmail.com
Ka mite të shumta në lidhje me këtë dilemë, të bësh apo të mos bësh seks para ndonjë ndeshje, qoftë futboll ose boks. Shpeshherë sportistët dhe atletët pyesin profesionistët a guxojë të bëjnë marrëdhënie seksuale para ndeshjeve, ndërsa përgjigjja e profesionistëve është kjo:
“Është një mit shumë popullor dhe i theksuar sidomos tek trajnerët e vjetër se seksi para ndeshjeve ose garave sportive është i dëmshëm për paraqitjen e sportistit. Studimet e shumta kanë treguar se kjo nuk ka bazë fiziologjike për këtë mit. Përveç kësaj, është demonstruar se seksi 24 orë përpara aktivitetit sportiv, mund të rrisë nivelin e testosteronit te meshkujt, gjë që potencialisht mund të rris performancën e tyre.”
A nuk do të ishte mirë që një luftëtar i kënaqur të jetë edhe i relaksuar, porse këto do të përcillen me disa nga konfuzione, të cilat, duhet t’i dini dhe që do t’i sqarojmë në vazhdim.
Shumë njerëz nuk e dinë se seksi mund të ulë performancën e tyre, në bazë të disa argumenteve të dobëta në mbështetje të abstinencës:
Seksi para luftës (ndeshjes):
▪ Dobëson energjinë tuaj, ju lë të lodhur
▪ Dobëson këmbët tuaja
▪ Zbraz energjinë tuaj të brendshme
▪ Zvogëlon agresionin
▪ Zvogëlon testosteronin tuaj
…dhe pastaj ka argumente konfuze mbështetëse të seksit
Seksi para luftës (ndeshjes):
▪ Relakson sportistin
▪ Liron tensionin, rrit fokusin (përqendrimin)
▪ Liron më shumë testosteron (rrit potencialisht performancën)
▪ Mund të rris punën tuaj psikologjikisht
▪ Ka më tepër efekt psikologjik, në të gjitha rastet nuk ka humbje të performancës
Pse duhet të shmangni seksin para luftës (ndeshjes)?
Seksi e zvogëlon motivimin tuaj konkurrues!
Të kthehemi pak në evolucionin e njeriut. Në fakt mendoni për jetën për përgjithësi. Cili është funksioni i parë për jetën e një organizmi të gjallë. Nuk është të krijoni art, ose këngë; të bëheni më i pasuri nga të gjithë apo të bëheni kampioni më i mirë i botës!
Funksioni primar i çdo organizmi është – të riprodhoni!
Mund t’ju duket e kotë, por në fakt kjo është përgjegjësia jonë numër një në jetë, të kemi marrëdhënie seksuale. Pa nevojën për seks, dhe pa seks, speciet tona do të dështonin së ekzistuari. Kjo ndoshta është arsyeja përse trupat tanë janë më të prirur për të shijuar seks më shumë se çdo gjë tjetër.
Ekzistojnë disa teori të suksesit, të cilat besojnë se seksi shumë i shpeshtë bënë që një mashkull vështirë të jetë i suksesshëm në ndonjë gjë (sidomos ata të boksit). Meshkujt nxiten që të bëjnë seks dhe ky është motivimi i tyre i parë për të arritur ndonjë gjë.
Teoritë me tutje shpjegojnë se nëse meshkujt nuk kanë dëshirë të bëjnë seks (tërheqin femrat), nuk do të bëheshin artistë, muzikantë, biznesmenë, atletë ose sportistë, etj. Prandaj, duke bërë seks, humbisni dëshirën për seks, ndërsa për këtë arsye, humbisni edhe dëshirën tuaj të brendshme për sukses, sepse tashmë ju veç keni arritur të përmbushni motivin tuaj primar, seksin.
Shkencëtarisht dhe fiziologjikisht, efekti i seksit nuk ka rëndësi. Trajnerët e boksin shpesh thonë se ju bënë më të dobët dhe më pak agresiv. Por, studiuesit thonë se, në fakt, kjo mund t’ju ndihmojë. Ekspertët në kung-fu dhe spiritualizëm thonë se të kesh seks, nxjerr energjinë tuaj të brendshme. Por gjërat shkojnë e sa kthehen mbrapa, e disa të tjerë thonë se nëse bëni seks, ju merr dëshirën dhe motivin tuaj, sepse dobëson shpirtin tuaj konkurrues. Pra, duke pasur seksin si shpërblim, ju humbni dëshirën për të arritur qëllime të tjera.
Të bëni seks para ndeshjes ju humbni motivin për të arritur sukses.
Kjo është një ndër arsyet specifike se përse një luftuar profesionist duhet ta evitojë seksin muaj para ndeshjes. Edhe para se të mësojë këtë teori, nuk kam dëgjuar asnjëherë, asnjë trajner të thotë se seksi ndihmon sportistin para ndeshjes. Të gjithë trajnerët sidomos ata të boksit, 100% prej tyre ua predikojnë, se nuk ka seks para ndeshjes.
Nga përvoja e shumë trajnerëve, është më mirë të mos kesh seks para ndeshjeve sportive ose sporteve luftarake, pavarësisht që ka shumë sportistë që duan t’i bëjnë gjërat vetëm në mënyrën e tyre.
Përfundimisht nëse jeni sportist, atlet ose boksier keni parasysh se pas seksit, trupit tuaj i duhet më tepër energji për të riprodhuar testosteronin, gjë që ju shkakton lodhje trupore.
“Muhammed Ali, sipas disa raporteve nuk bënte marrëdhënie seksuale, gjashtë jave para ndeshjeve të boksit”
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025