LAJMI I FUNDIT:

Sa para ka Stavreski? Ja detajet (Foto)

Sa para ka Stavreski? Ja detajet (Foto)

Zoran Stavreski tashmë ish-zëvendëskryeministër dhe ish ministër i Financave i Maqedonisë si duket e ka siguruar të ardhmen e tij dhe disa gjeneratave pas tij.

Në listën zyrtare të cilën ai e ka paraqitur tek Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ai e ka paraqitur një gjendje për të cilën mund të ëndërrojnë qytetarët e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Pasuria e paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ndahet në tre shtylla:
1.Pasuria e paluajtshme,
2.Pasuria që ai e huazon tek tjerët për kohë të caktuar (qera) dhe
3.Pasuria që e ka të ruajtur nëpër banka në Maqedoni dhe jashtë shtetit

Stavreski ka përdorur dy banka të Maqedonisë për të ruajtur paratë: Sparkasse Bank dhe Stopanska Banka SH.A. Manastir

Zoran Stavreski ka këtë pasuri:

1.Pasuri të paluajtshme gjithësej: 14.527 000 denarë apo 236.211 euro.

Këtë pasuri Stavreski e ka në formë: të 3 banesave (dy në Shkup dhe një në SHBA), një shtëpie prej 279 metër katëror me oborr dhe një veturë Hyundai Civic e viti 2001.

2.Pasuria që ai e huazon tek tjerët për kohë të caktuar (qera)
Stavreski jep me qera një banesë prej të cilës merr 84.636 denarë apo 1373 euro në muaj.

3.Pasuria që e ka të ruajtur nëpër banka në Maqedoni dhe jashtë shtetit
Stavreski ka ruajtur 74.727 Dollarë Amerikan të ruajtura në Bank Fund Staff FCU, 22.205 Euro dhe 87.010 Denarë të Maqedonisë.

Përndryshe, Stavreski ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i financave në Maqedoni për 10 vite. Më parë ai ka punuar nëpër disa kompani të jashtme dhe ka qenë profesor i ekonomisë dhe financës në disa universitete në Maqedoni dhe rajon, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sa para ka Stavreski

Stavreski ishte shumë prezent në ”bombat e opozitës” ku thënia më e famshme e tij ishte ‘Nuk kemi para për buk, a blejmë çokollata’. Gjithashtu, ai dëgjohet duke thënë se me kërkesë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski fryn faturat dhe fryn buxhetet e shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori