LAJMI I FUNDIT:

Sa kujdes i kushtojmë lëkurës sonë?

Sa kujdes i kushtojmë lëkurës sonë?

Lëkura është organi më i madh i trupit tonë. Në një person me moshë madhore, ajo përbën 16 % të peshës së trupit dhe peshon 4-5 kg. Roli i saj kryesor është të mbrojë organizmin, por jo vetëm kaq.

Lëkura krijon imazhin tonë në ambientin që na rrethon. Lëkura pasqyron shëndetin e organizmit tonë. Për shembull, nëse lëkura është e thatë apo e plasaritur, kjo do të thotë se ka mungesë vitaminash A dhe B. Lëkura sensitive reflekton probleme të sistemit të tretjes.

Faktorët që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës janë tretja e mirë e ushqimeve, funksionimi i mirë i mëlçisë, konsumimi i duhur i ujit, gjimnastika, gjumi, çlodhja, si dhe mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit. Mjaftojnë vetëm disa minuta në diell për të ndihmuar lëkurën të prodhojë vitaminën D.

Një nga faktorët më dëmtues për lëkurën është alkooli, i cili shkakton rrudhosje të parakohshme. Gjithashtu edhe dietat ‘ekspres’ janë mjaft të dëmshme, sepse humbja e shpejtë në peshë ndikon në rrudhosjen dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës. Humbja e ngadaltë e peshës, me ndihmën e dietologut respekton jo vetëm shëndetin tuaj, por edhe lëkurën.


Në mjekësinë kineze, lëkura është një nga treguesit kryesor të shëndetit, dhe i kushtohet një kujdes i veçantë, sidomos rajonit rreth syve.
* Rrathët e zinj rreth syve tregojnë stres dhe ankth.
* Fryrja e syve tregon çrregullime në veshka.
* Ngjyra tejet e bardhë e lëkurës tregon çrregullime të zorrëve.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Çfarë kanë nevojë fëmijët pas divorcit? Katër gjëra që prindërit duhet t'i kushtojnë vëmendje

Çfarë kanë nevojë fëmijët pas divorcit? Katër gjëra që prindërit duhet t'i kushtojnë vëmendje

Prindër dhe fëmijë
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Kalo në kategori