Paraja shkon te paraja. Kjo thënie i shkon për shtati boksierit Floyd Mayweather, i cili në Kazino ka fituar premion më të madhe të njohur si ‘Jackpot’.

Ai fitoi 100,500 dollarë në aparate të Kazinos, ndërsa fotot i postoi nga klubi i tij i njohur Girl Collection, në Las Vegas.


Mayweather para disa ditësh është pensionuar nga boksi, kur fitoi meçin e famshëm me Conor McGregor.

43ECE05800000578 0 image a 17 1504603182540

 

43ECE11000000578 0 image a 16 1504603180097

Boksieri amerikan njihet për jetën e tij luksoze, me vetura të shtrenjta, femra dhe ndeja ku harxhohen shumë para.

Mayweather në këtë ditë kur e fitoi ‘Jackpot-in’, kishte dhe disa takime me njerëz ta famshëm ku nuk munguan foto.

Ai në Las Vegas takoi komikun e njohur Kevin Hart.

43ECFA0900000578 0 image a 7 1504603026271

Pastaj postoi foto edhe me Adrien Broner, Usher dhe Dave Chappelle. /Telegrafi/  

telegrafi sport app