S1mple pranon një mesazh nga Neymar para ndeshjes me ekipin brazilian FURIA në turneun e CS:GO në Rio

Ekipi ukrainas Na’Vi ku bënë pjesë lojtari më i mirë në botë s1mple, do të përballet me ekipin FURIA në çerekfinale të turneut më të madh të CS:GO, IEM Rio Major në Brazil.
Ylli i futbollit Neymar është i pasionuar pas video-lojërave apo më mirë të themi CS:GO, ku një pjesë të kohës së tij e kalon duke luajtur me miq apo edhe me lojtarë profesionist brazilian.
Ai ka luajtur ndeshje të CS:GO me lojtarët e FURIA në të kaluarën dhe madje ka goditur me thikë yllin e Vitality, Mathieu "ZywOo" Herbaut në një nga ato raste.
Neymar është mbështetës i madh i ekipit brazilian FURIA, madje ai e telefonoi kapitenin e ekipit Andrei "arT" Piovezan pasi fituan dy ndeshjet e para në fazën e Legends.
Megjithatë ylli i futbollit në një mesazh privat në Twitter i ka uruar fat lojtarit ukrainas s1mple në ndeshjen ndaj FURIA që do të zhvillohet në sallën Jeunesse Arena të Rio de Janeiro.
“Neymar ju ka etiketuar në Instagramin e tij, a mbani kontakte?”
S1mple: “Po nganjëherë, ai është gjithashtu fans i FURIA, dhe më ka etiketuar para se ta kuptojë se do të përballemi me ta, unë e kontaktova në privat dhe qeshëm“.
Ndeshja ndërmjet Na’Vi dhe FURIA do të zhvillohet nga ora 21:30 sot (e premte), dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/


















































