Producenti i njohur, Rzon, ka publikuar së fundmi një album të shkurtër me disa këngë.

Në këtë ‘EP’ bëjnë pjesë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur si: Dafina Zeqiri, Capital T, Ledri Vula e Mozzik.


Duetin me Dafinën "Fuxk You" e ka lansuar edhe në platformën YouTube, të shoqëruar me një video.

dafina 1 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia e kësaj kënge u realizua nga Dafina Zeqiri dhe Elinel, kurse për producimin u kujdes Rzon.

‘Beat’-i u bë nga Rzon së bashku me Egzon Mjekun me video nga Gargia.

dafina Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt tashmë është bërë viral nëpër rrjete sociale dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku.

Rzon ndryshe qëndron prapa shumë hiteve të mëdha shqiptare, që i ka sjell ndër vite. /Telegrafi/