Ryan Reynolds ka kërkuar një urdhër mbrojtës kundër avokatit të Justin Baldonit, Bryan Freedman, pas tensioneve ligjore që përfshijnë gruan e tij, Blake Lively, dhe aktorin Baldoni.

Ky veprim ka ardhur pas një beteje të ashpër ligjore, ku Lively ka paditur Baldonin për ngacmim seksual dhe për krijimin e një mjedisi toksik gjatë xhirimeve të filmit “It Ends with Us”.


Reynolds, i shqetësuar për karrierën e tij dhe të gruas së tij, ka kërkuar që të ndalohet çdo fushatë shpifjeje ndaj tyre, të nisur nga avokati i Baldonit, shkruan DailyMail.

94473439 14321481 image m 20 1737721407066

Një burim pranë çiftit të Hollywood-it ka zbuluar se Reynolds ishte një nga shtytësit kryesorë pas kërkesës për urdhër mbrojtës, për të shmangur çdo ndikim negativ në projektet e tij të ardhshme dhe për mirëqenien e Lively.

Ata janë të shqetësuar gjithashtu për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në rikthimin e Lively në kinematografi, pas një pauze të gjatë për t’u kujdesur për fëmijët.

94372255 14321481 A Hollywood intimacy coordinator has weighed in on the bombshell a 25 1737721683067

Në një tjetër zhvillim, Lively dhe Reynolds kanë akuzuar Freedman për shkelje të rregullave gjyqësore duke shpërndarë pamje të pa redaktuara nga një skenë në film, që Lively e kishte përdorur si provë për ngacmim seksual.

Ky aksion ka ngritur debate të ashpra, me Baldonin që ka paditur çiftin për shpifje, duke e akuzuar ata për përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij. /Telegrafi/

94473483 14321481 image a 23 1737721550082