Ruzhi Shehu prezanton programin për Junikun, tregon se çfarë e dallon nga kundërkandidatët

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhi Shehu, ka marrë pjesë në një debat televiziv, ku ka paraqitur programin e tij për katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.
Shehu theksoi se dallimi i tij nga kundërkandidatët qëndron tek qasja programore dhe serioziteti në qeverisje.
“Dallimi ynë me kundërkandidatët është sepse ne kemi program politik dhe ata nuk kanë. Ne kemi dëshmuar se i mbajmë premtimet dhe ata jo. Ne kemi vizion, përvojë, përkushtim, transparencë. Ne qeverisim me ndershmëri dhe duar të pastërta”, u shpreh ai.
Kandidati i LDK-së premtoi se do të fokusohet në zhvillim të qëndrueshëm dhe projekte konkrete në interes të qytetarëve të Junikut.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































